Rusia dënon me vdekje dy mercenarët britanikë, reagon Londra

9 Qershor 2022, 22:00Bota TEMA

Rusia dënon me vdekje dy mercenarët britanikë, reagon Londra

Gjykata e Lartë në Republikën e vetëshpallur popullore të Donetskut dënoi me vdekje dy qytetarët britanikë Sean Pinner e Aiden Aslin dhe marokenin Saadoun Brahim, nën akuzën e pjesëmarrjes në konflikt si mercenarë, në formacionin e ushtrisë ukrainase.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar reagoi menjëherë pas këtij vendimi duke thënë se është thellësisht e shqetësuar nga dënimet e dhëna ndaj luftëtarëve britanikë dhe rithekson se sipas Konventës së Gjenevës, të burgosurit e luftës kanë të drejtë e imunitetit dhe nuk duhet të ndiqen penalisht.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me autoritetet ukrainase për të siguruar lirimin e tyre”, tha në një deklaratë zëdhënësi i kryeministrit Boris Johnson.

2 Komente

  1. d
    dyshuesi

    Qyfyre e madhe se Ruset po luajne me te njejtat terma qe kane perdorur mepare perendimoret ne rastet kur kane kapur ushtare te huaj ne ushtrite armike.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Transparent

      Me pelqen fakti qe britaniket "do punojne me autoritetet Ukrainase", per te liruar te burgosurit qe mbahen ne burg dhe denohen nga ruset. Me sa duket, autoritetet Ukrainase ka celsin e lirimit te tyre ??!! Te shikojme si do vazhdoje histyoria

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje