Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 84 të burgosur, një ditë para takimit Trump-Putin

14 Gusht 2025, 16:05Bota TEMA
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 84 të burgosur, një ditë

Rusia dhe Ukraina realizuan sot një tjetër shkëmbim të të burgosurve të luftës, konfirmuan ministria ruse e Mbrojtjes dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ky zhvillim vjen në prag të samitit të shumëpritur mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, që pritet të mbahet në Alaskë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, “84 ushtarakë rusë janë kthyer nga territoret nën kontrollin e regjimit të Kievit. Në këmbim, forcat e armatosura ukrainase morën 84 të burgosur lufte.”

Presidenti Zelensky, nga ana e tij, bëri me dije se mes të liruarve janë edhe civilë që ishin mbajtur nga autoritetet ruse për pothuajse një dekadë.

“Ndër civilët e liruar sot janë persona të arrestuar që nga viti 2014, 2016 dhe 2017,” shkroi ai në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter). Ai shtoi gjithashtu se “mes ushtarakëve të liruar janë mbrojtësit e Mariupolit.”

Shkëmbimi i të burgosurve dhe trupave të ushtarëve të vrarë mbetet një nga të paktat fusha ku Moska dhe Kievi vazhdojnë bashkëpunimin, më shumë se 3.5 vite pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

 

1 Komente

  1. Z
    Z

    Kaq u shkembyen se keto numra ka Ukraina, ne Rusi ka shume e me shume rob lufte te Ukraines.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje