Ish-shkruesi i fjalimeve të Putinit: Nuk ka fituar ende, Trump për të është një dhuratë nga qielli që nuk duhet shpërdoruar

14 Gusht 2025, 12:26Bota TEMA
Ish-shkruesi i fjalimeve të Putinit: Nuk ka fituar ende, Trump për

Corriere della Sera

“Do t’ju çudis, por për një herë nuk jam pesimist. Donald Trump është në gjendje të thyejë kokëfortësinë e Vladimir Putin-it. Me atë përzierjen karakteristike të tij të kërcënimeve dhe lajkave, ai do të përpiqet ta bindë presidentin rus që të ‘mos zhgënjejë një mik’ dhe, rrjedhimisht, të ndalë disi luftën. Mund të ja dalë.”

Janë ditë pune intensive për të gjithë ata që prej katër vitesh i quajmë si ekspertë, analistë apo vëzhgues, ndonjëherë mirë të informuar, qofshin besnikë ndaj Kremlinit apo opozitarë në mërgim.

Kërkesat për intervista, sidomos nga mediat amerikane, ofertat për artikuj, pyetjet për deklarata të thjeshta, të gjitha janë simptoma të etheve të gushtit që janë ndezur pas njoftimit për takimin e nesërm në Alaskë.

Abbas Gallyamov bën pjesë në kategorinë e dytë. Vetëm 53 vjeç, ai ka një histori personale që në disa pika përputhet me historinë e vendit të tij.

Në fillim të viteve 2000, ai ishte sekretari i shtypit dhe zëdhënës i partisë liberale “Unioni i Forcave të Djathta”, krijesë e Egor Gajdar, Boris Nemtsov dhe Anatoly Chubais, e cila synonte të ishte një alternativë ndaj putinizmit në rritje, por u fundos për shkak të tradhtive dhe përçarjeve midis liderëve.

Nga viti 2008 deri në vitin 2010, e gjejmë si shkrues të fjalimeve për kryeministrin e atëhershëm Vladimir Putin.

Më pas u kthye në Republikën e Bashkortostanit, ku kishte filluar karrierën e tij politike, si zëvendëskryetar i administratës së presidentit. Më pas u shkëput, pastaj organizoi disa fushata zgjedhore për kandidatët demokratë. Në filli të vitit 2022, ai u shpall agjent i huaj dhe emigroi në Izrael.

Opinione të forta, shpesh të mprehta, të formësuara për publikun e diasporës ruse që e ndjek masivisht në rrjetet sociale. Por në këtë rast, Gallyamov ndjen se ka një mundësi për një kthesë, sado të pjesshme.

“Sipas meje, takimi i nesërm nuk do të sjellë një ndalim të plotë të luftimeve. Më shumë ka gjasa të kufizohet në atë që ata e quajnë ‘armëpushim ajror’. Nuk e di nëse do të përfshijë edhe vijën e frontit, por është e mundur që të bien dakord të mos godasin prapavijat e njëri-tjetrit. Por nuk besoj që nuk do të ketë fare rezultat. Do të ishte një dështim shumë i madh për të dyja palët. Dhe nëse gjatë takimit të fundit me Steve Witkoff-in në Kremlin nuk do të ishte arritur diçka e denjë për t’u konfirmuar nga një takim personal mes presidentëve, nuk do të takoheshin fare.”

Gallyamov kundërshton edhe tezën se Putin e ka tashmë fitoren në xhep, sido që të shkojnë gjërat.

“Situata mund të përmblidhet me një shprehje ruse: mbrëmja ka pushuar së qeni romantike. Rusia ka ende një rezervë të qëndrueshmërisë, por nuk është më aq e fortë. Nëse Trump fillon të ushtrojë presion serioz, Rusia mund të përjetojë atë që po kalon Irani: një vend i pasur me naftë e gaz, por që ankohet për mungesë të energjisë elektrike. Putin ende nuk është ngjeshur pas murit dhe mund të rezistojë, sigurisht. 

Por burimet ekonomike po shterojnë, dhe ai po fillon ta kuptojë këtë. Trump-i, ndërkohë, dëshiron të arrijë disa ndryshime, të paktën këtë armëpushim në qiell. Dhe po e nxit: ose i pranoni kushtet e mia, ose takohemi dhe më shpjegoni pse nuk mundeni, dhe më pas së bashku mendojmë si të dalim nga kjo, sepse jam lodhur duke ju shpëtuar gjithmonë. Larg dritës mediatike të takimit vetë, nuk më duket se presidenti rus ka ndonjë forcë të madhe në negociata.”

Qëndrimi i Trump-it është ndryshe, të paktën në pikën e nisjes. “Ai mund t’i thotë Putinit një të vërtetë të pamohueshme: po të ofroj kushte të mrekullueshme, dije që askush tjetër nuk do të t’i ofrojë. Biden donte për presidentin rus Gjykatën e Hagës dhe burgun? Unë të ofroj: joanëtarësimin e Ukrainës në NATO, njohjen tonë për Krimenë, pjesën tjetër të Donbasit, heqjen e sanksioneve dhe biznese që do të ishin një shpëtim për Rusinë’.

Mendoj se Putin e di që Trump është një bashkëbisedues i rehatshëm, por njëkohësisht do të kishte dashur të fitonte edhe më shumë kohë. Tani do t’i duhet të japë diçka. Të paktën projekte të mëdha të përbashkëta, shitje rafinerish të mëdha, projekte për gazin, dhe diçka, natyrisht, në Ukrainë. Ndoshta edhe gjetkë, për shembull në Venezuelë. Për Putin-in, Trump është një dhuratë nga qielli, por që nuk duhet shpërdoruar, në asnjë rast. Përndryshe, mbrëmja e Rusisë mund të errësohet me të vërtetë.”

19 Komente

  1. L
    Ladi

    Ka burra te mencur kjo toke por qe fatkeqsisht nuk jane, as Tramp e as Putin. Shume deshperuese

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Putini eshte rrac KGB dhe per cdo gje ka plan c dhe plan d. Haga e ka shpallur kriminel me krime kinder regjimit dhe vetem usa nuk e njef kete vendim ndaj the Doni shkon ne Alaska per ta taku se ja ka kerku muzhiku se nuk i beson lekures vet dhe jo me Donit. Kaq e thjesht eshte

      Përgjigjjuni
    2. A
      Andreas

      Egor Gajdar dhe shpura e tij shkaterruan Rusine nepermjet cekut te bardhe prandaj me te drejte e futen ne listen e spiuneve te huaj...

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bato

        Historia boterore ka njohur jo pak mbreter e presidente te cmendur. Bota nuk eshte drejtuar asnjehere nga akademiket!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

          Qe nje dhurate per te gjithe njerezimin qe perendia solli birin e saj si POTUS. Donaldi do tia dali qe te ndaloje luften, eshte nje gjigand per te ashtuquajturat deals. Marrsh nga ditet tona o Donald

          Përgjigjjuni
          1. t
            tetovari2

            Martë nga ditët tua o Mut,Muç Xhepa!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

              Or tetovar, ti marri ditet e mia por edhe te tuat dhe te gjitheve sepse po e shpeton boten nga nje apokalizem boteror, jemi nje gjenerate me fat qe u lindem ne epoken e Trumpit prandaj i lutemi perendise qe te marri edhe nga ditet tona

              Përgjigjjuni
        2. N
          Nandi

          dihet qe Trump eshte kurva e Putinit

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nandi

            dihet qe Trump eshte kurva e Putinit

            Përgjigjjuni
            1. A
              Anas al-Sharif...

              Ukraina është çelës i gjeostrategjise planetare, dhe Rusia nuk mund ta toleroje per me teper qe ka qene pjesë e saj per shekuj të tere, gjëra që autori i di por i fsheh. Normale, perderisa ka gjetur strehë në Izrael...

              Përgjigjjuni
              1. q
                qazimmurati

                Putini është dhelpër,Trampi është tregtar,aty e humbur del Ukrahina

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Berti

                  Ha ha ha,Corriere de la Kaco eshte bere per te ardhur keq.Vetem genjen pa pike turpi dhe akoma ka tru shplate qe e besojne.Pse nuk e pushtoi Ukrainen kur ishte Trumpi por priti te vinte kllouni Biden?Po Krimene kur e mori?

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Debilat e trampit

                    Ik o gje e trashe kishte frike nga Trampi. Po mire o,bythqir trampist pse nuk po e ndalon luften tani qe eshte Trampi meqe se nisi kur ishte ai ne pushtet. Ju truqiret e trampi sikur tu qi gruan ai do pyesni gruan me thuaj aman te qiu fort? Me debila nuk ka

                    Përgjigjjuni
                  2. P
                    Pensionisti

                    Fatkeqësi për U.S A. dhe mbarë botën që në këtë moment jan kryetar shtetesh dy persona që janë njëri tregëtar dhe tjetri një ish agjent që njehë më së miri luftën e nëndheshme.Pra ata jan një aisberg për momentin.Përse takim tetë a tetë?Po E.U. ku është????.Rusia nuk është B.R.S.S. e dikurshme ajo luan me gogolin e armëve bërthamore dhe me naftën e gazin me europën.Ashtu si kundër rusët e amerikanët në luftërat e fundit kanë lënë dështimin e tyre.E.U. duhet ti tregojë si rusis te dera dhe amerikës që zbuluan dhe formuan se JANË EU. pa është amerika.Përfafifja plr luftë nuk është gjë tjetër vetëm se vazhdimi i politikës me mjetet e dhunës, të cilat kur i ke je BALLË HAPUR dhe i varur si ato të dashit që UJKU priste që ti binin në tokë dhe ai ti hante.Rusia nuk ka ushtri sa thotë përderisa nxjerë e rekruton të burgosurit,pranon mercenar dhe ushtar nga Koreja e Veriut.Ajo luan bllofin, duke treguar dhëmbët, dhe E.U. rri dhe e tjerë.DERRI DO PLUMB AI NUK ËSHTË MË ARIU POLAR.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pensonisti tjetër

                      Sedi kur ke dalë në pension, po dukesh qe kosherja të paska ikur, qe në vënd të dhelprës me dashin e fute ujkun, pa le pastaj kur flet për ushtrin ruse të le përshtypjen se s’ka psikolog të të mari përsipër!

                      Përgjigjjuni
                    2. P
                      Patronazhisteve cekic ballit

                      Ky qenja si Endri Fuga per Liderin tone syzekuq.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pensionisti

                        Ti me atë çekiç rregullo derën e hales tënde se ballin tim e kam të pastër dhe e di se çfarë shkruaj. Ju një takëm në një moment nuk dotë jeni në gjëndie të mbroni as shtëpin tuaj, pale më SHQIPËRINË.Më vjen keq që je shqip folës e jo shqiptar.Një këshillë ta jap hap sytë,ndriço mëndien dhe mos lag b... në një dit të keqe.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Berti

                          Po ty o "Debilat e Trumpit"te ka qire gruan dhe gocen Trumpi qe e ke aq inat.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Raimond vlonjati

                            O ti me emrin pensionist : Të qifshin jevgjitët e lagjes nr 5 Të Korçes së bukur

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje