Rusia gati të furnizojë Venezuelën me raketa "Oreshnik" dhe "Kalibr", pas tensioneve me SHBA

4 Nëntor 2025, 20:50Bota TEMA
Rusia gati të furnizojë Venezuelën me raketa "Oreshnik"

Rusia mund të furnizojë Venezuelën me raketat e saj të reja “Oreshnik” dhe “Kalibr”, pas kërkesës së Karakasit për ndihmë ushtarake nga Moska, Pekini dhe Teherani, në një kohë kur aktiviteti ushtarak amerikan në Karaibe po rritet.

Lajmi u bë i ditur nga deputeti rus Aleksei Zhurovliov, i cili në një intervistë për Gazeta.ru tha se Moska “nuk sheh asnjë pengesë ligjore” për të furnizuar Venezuelën me sisteme të avancuara armatimi.

“Ne tashmë po dërgojmë një gamë të gjerë armësh në Venezuelë dhe nuk shohim ndonjë kufizim ndërkombëtar për zhvillime të reja si Oreshnik apo Kalibr. Ajo që po transportohet nga Rusia mbetet sekret, ndaj amerikanët mund të përballen me surpriza”, deklaroi Zhurovliov.

Këto deklarata vijnë pas raportimeve të The Washington Post se presidenti venezuelian Nicolás Maduro i ka dërguar letra homologëve të tij rus, kinez dhe iranian, duke kërkuar ndihmë për të “forcuar sektorin e mbrojtjes”, i cili përshkruhet si “i amortizuar”.

Sipas dokumenteve të brendshme amerikane, Maduro kërkoi pajisje radarësh dhe “ndoshta raketa” për t’u përballur me aktivitetin e shtuar të flotës amerikane në Karaibe.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Rusisë ka akuzuar Washington-in për “përdorim të tepruar të forcës ushtarake” nën pretekstin e operacioneve kundër trafikut të drogës.

“Ne e dënojmë përdorimin e tepruar të forcës ushtarake në kuadër të operacioneve anti-drogë. Këto veprime përbëjnë shkelje të ligjeve amerikane dhe normave ndërkombëtare”, tha zëdhënësja Maria Zakharova.

3 Komente

  1. b
    black jack

    Russia-China-Iran-northKorea boshti i mutit

    Përgjigjjuni
    1. I
      Igor

      Rusia eshte zgjuar vone nga gjumi dhe tani duhet te luftoj qe ta shpetoj veten se raketat e perendimit i vine dita dites ne oborin Rus ,dhe derisa te vin ata raketat Oreshnik ne Venecuelle ajo toke eshte zhdukur nga karta gjeografike ,edhe Irani eshte nji partner strategjik i Rusis por u bombardua dhe nuk ndodhi asgje pra vetem fjale boshe.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        qyqa mi none sa budalla që është kjo qënje frymore!!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje