Rusia në alarm, mbyll aeroportin e Kazanit! Ukrainasit hedhin në erë depot e naftës në Rostov

28 Gusht 2024, 09:37Bota TEMA
Rusia në alarm, mbyll aeroportin e Kazanit! Ukrainasit hedhin në

Rusia është vendosur në gjendje alarmi, duke anuluar fluturimet   herët këtë mëngjes në aeroportin e Kazanit, pjesë e republikës së Tatarstanit.

Mbyllja e aeroportit u bë për arsye sigurie, njoftuan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve, duke cituar agjencinë ruse të aviacionit civil Rosaviatsia.

“Për të garantuar sigurinë e avionëve civilë asnjë fluturim nuk ulet apo ngrihet në aeroport nga ora 7 e mëngjesit”, njoftoi Rosaviatsia, sipas TASS.

Përveç kësaj, autoritetet në Moskë janë të shqetësuara pasi dronët ukrainas hodhën në erë depot naftëmbajtëse në një objekt magazinimi të karburantit në rajonin e Rostovit.

Siç njoftohet nga kanalet ruse në Telegram, njësitë ruse të mbrojtjes kundërajrore shkatërruan katër dronë mbi Rostov, por nuk mundën të ndalnin në tërësi sulmin e Kievit.

Ministria ruse e Mbrojtjes dhe guvernatori i Rostovit, Vasily Golubov  njoftuan se sulmi me dronë ndodhi gjatë natës në një zonë magazinimi të hidrokarbureve.


Kanali “Baza” në Telegram, që besohet të jetë i lidhur me shërbimet ruse të sigurisë, raportoi se tre çisterna të mëdha po digjeshin në një depo karburanti në rrethin Kamensky të Oblastit pasi dy dronë u rrëzuan në zonë.

6 Komente

  1. Roberto

    Ja paska lujt fene Rusit.

    Përgjigjjuni
    1. A
      A.G.

      Tym edhe flakë, qielli Rusisë...

      Përgjigjjuni
      1. B
        Birishi

        Ti bjere Moskes do jete me e mira .

        Përgjigjjuni
        1. J
          Ju befte mire

          Ukarina po vepron si ata te njesitit gueril, ne lufte frontale bashke me NATO-n kane lene breket dhe 120 mije km2 toke, me shume se siperfaqja e Bullgarise. Desh harrova, ka eksoprtuar edhe 1 milion kurva brenda 6 milion emigranteve ku cmimi i pidhit ne semafore dhe bordello ka rene shume, ka inflacion.

          Përgjigjjuni
          1. @
            @

            Ti je tru pidh,komento ne xxx ,jo ktu.

            Përgjigjjuni
          2. F
            Fluturon fluturon droni

            "As miza nuk mund të fluturoj mbi Rusi!" - dhe mite tjera të KGB -së.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje