Rusia po rekruton spiunë në Estoni, thotë zyrtari estonez

26 Mars 2022, 19:32Bota TEMA

Rusia po rekruton spiunë në Estoni, thotë zyrtari estonez

Agjentët e inteligjencës ruse po përpiqen të rekrutojnë spiunë për të dhënë informacion mbi kufirin e Estonisë dhe sa e lehtë mund të jetë për të depërtuar, ka paralajmëruar ministri i brendshëm i Estonisë, Kristian Jaani.

Gjatë një interviste ekskluzive për të përditshmen britanike “The Times”, Jaani u shpreh se operacionit e “ndikimit” rus ishin “rritur ndjeshëm” javët e fundit.

Kjo, pasi tensionet u përshkallëzuan në rajon me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

“The Times” shkruan në artikullin e saj se në Estoni ka shqetësime se qytetarët e padëshiruar mund të shndërrohen në spiunë që punojnë për rusët.

“Ka më shumë përpjekje se më parë për të vendosur kontakte me qytetarët estonezë dhe ata që vijnë në Estoni për të marrë informacion prej tyre ose për t’i përfshirë ata në bashkëpunim”, deklaroi më tej zyrtari estonez.

Në Evropë mbizotëron frika se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të ndalet në Ukrainë dhe planifikon të vazhdojë në Poloni, Moldavi ose shtetet baltike, përfshirë Estoninë, shkruan në vijim britanikja “The Times”.

Duke dhënë detaje të tjera, ajo zbulon se agjencitë ruse të inteligjencës kanë arritur tashmë të rekrutojnë njerëz.

Këta të fundit kalojnë kufirin dhe shkojnë në Rusi për të blerë karburant më të lirë, ose në Estoni për të blerë djathë.

Agjentët i kanë manipuluar më pas për të bërë fotografi që ofrojnë inteligjencë vizuale të situatës në vend.

Objektivat besohet të kenë përfshirë infrastrukturën kufitare, objekte ushtarake, pajisje dhe objekte dhe struktura të tjera të sigurisë së brendshme.

Mes popullatës estoneze janë shpërndarë postera duke i paralajmëruar se çfarë të bëjnë në rast se operativët rusë iu afrohen.

“A ju kërkoi dikush të bëni foto të strukturave kufitare të Estonisë? A keni ndonjë kontakt me ndonjë agjenci të inteligjencës? Apo keni ndonjë dyshim për kontakte të tilla? Së pari do t’ju ndihmojë Estonia. Raportoni aktivitetet keqdashëse të vendeve të huaja”, janë disa prej tyre.

Taktikat e agjentëve rusë përfshijnë dhënien e një detyre të vogël ndaj qytetarit, siç mund të jetë fotografimi i një ure.

Pasi ta kenë bërë këtë, ata e bazojnë manipulimin e tyre mbi kërcënime.

Shërbimi i sigurisë së brendshme të Estonisë ende nuk është i qartë për qëllimet e Rusisë.

1 Komente

  1. l
    loni

    mqs i diktuat pse nuk i arrestoni o minester i mbershem,ccfare ben kur kjo eshte kunder vendit tend?apo rri e futja kote qe te dukesh viktime i spiunazhit imagjinar rus per tju ardhur ne ndihme amerika,mos perhapni lajme te rreme o estonez i karit,kush jane ata spiune,cfare dhe si jetojne aty ne estoni,emrat aktiviteti i tyre e te etjera e te tjera,po lerini budalliqet qe te keni sa me shume pranine ushtarake te natos nga frika e ndonje sulmi,po rekruton spiune thote ky ministri i karit po ne nuk po i kapim,i kemi zbuluar por nuk mundemi ti kapim,dmth sikur ja fut kote.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje