Rusia pranon mundësinë e një lufte me NATO-n brenda dekadës

17 Dhjetor 2024, 11:49Bota TEMA
Rusia pranon mundësinë e një lufte me NATO-n brenda dekadës

Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belousov ka deklaruar se Rusia do të përgatitet për luftë me NATO-n brenda kësaj dekade.

"Ministria e Mbrojtjes së Rusisë duhet të jetë gati për çdo zhvillim ngjarjes, përfshirë një konflikt ushtarak me NATO-n në Europë në dekadën e ardhshme",ka thënë ai gjatë një takimi me zyrtarë të lartë të dikasterit që drejton.

Teksa ka vënë në dukje se sipas Rusisë, Ukraina ka humbur 1 milionë njerëz që nga viti 2022 në konflikt, Belousov e ka lidhur parashikimin për luftë me vendimet e marra nga NATO në samitin e korrikut. 

Më tej, ministri rus ka folur për nevojën e krijimit të një mekanizmi të mbrojtjes kolektive përballë perëndimit që mund të gjenerohet përmes Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, një paralajmërim që kthen klimën e Luftës së Ftohtë.

Belousov ka folur edhe për financat e luftës; sipas tij pagesat dhe bonuset për pjesëmarrje në luftë u rritën me 50% këtë vit nga pala ruse, ndonëse ka pranuar kufizimet. 149 miliardë rubla do të alokohen vetëm për strehimin e 9000 trupave në vitin 2025.

3 Komente

  1. V
    Varileshte medias

    Na cate trapin me kesi lajmesh futini ne prapanice te EDVIN e Putin. Bytha juaj u be te mbaje nen terror boten!!!!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Mero i merr lajmet ose nga Sorosi, ose nga Sorosi...LOL....ose CNN e Washington Post...ose i vjedh duke perdorur Google Translate.....lol

      Përgjigjjuni
    2. M
      Messerschmitt

      russin do e lene te ngordhe per buke si ne 98 ...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje