Sa janë shanset që pengjet izraelite të lirohen nga Hamasi?

12 Tetor 2023, 11:59Bota TEMA
Sa janë shanset që pengjet izraelite të lirohen nga Hamasi?

Në prapaskenë, Katari, Egjipti dhe ndoshta vende të tjera besohet se po përpiqen të negociojnë një lirim të pjesshëm të pengjeve që mbahen në Gaza.

Një ide që po diskutohet është që Hamasi të lirojë gra dhe fëmijë të burgosur në këmbim të 36 të burgosurve palestinezë, gra dhe adoleshentë që mbahen në burgjet izraelite.

Por me tensionet dhe me zemërimi në qiell nga të dyja palët, as Izraeli dhe as Hamasi nuk janë në diskonim për kompromis apo për lëshime.

Izraelitët janë të tronditur dhe të indinjuar që personat e armatosur ishin në gjendje të depërtonin kufirin e tyre jugor kaq lehtë dhe më pas të vrisnin të paktën 1200 njerëz.

Palestinezët, dhe jo vetëm Hamasi, janë të tronditur nga më shumë se 2 mijë sulme ajrore izraelite në Gaza, që kanë vrarë më shumë se 1 mijë persona që nga e shtuna. Gazës i është ndërprerë karburanti, energjia elektrike, uji dhe ilaçet.

Hamasi ka kërcënuar se do të ekzekutojë një peng për çdo herë që një sulm ajror izraelit vret civilë pa paralajmërim. Nuk ka asnjë provë që ata e kanë bërë këtë ende.

Në të njëjtën kohë, ka pak shenja të përmbajtjes nga Izraeli. Pjesë të mëdha të Gazës po shndërrohen qëllimisht në gërmadha.

BBC

2 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "Një ide që po diskutohet është që Hamasi të lirojë gra dhe fëmijë të burgosur në këmbim të 36 të burgosurve palestinezë, gra dhe adoleshentë që mbahen në burgjet izraelite."-izraelitët e hëngrën para disa viteve!dhanë 1027 për një ushtarak!!çfarë ndodhi më pas??rrëmbyen mbi 100 persona dhe po të llogarisim atë që ndodhi vite më parë!?izraeli duhet të lirojë dhe të çojë në gaza,tek hamasi dhe burgosur izrailit!!mua ma merr mëndja se izraeli ka mësuar nga gabimi i tij!nuk ka marrveshje me kriminelët sepse ata do ta përsërisin vazhdimisht krimin për të përfituar gjithnjë!!nëse dikujt i kujtohet një film me mel gibson"Ransom"!kjo ka për të ndodhur!agjë tjetër!!"përpjekjet" e katarit për lirimin e pengjeve janë të njëjta si përpjekjet e dedektivit xhimi shaker të luajtur nga geri sinize!!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Moni

      Trimeri duke rrembyer nje gjyshe!!!!! Ju shpelafte mortja o impotente mendore. Shkoni luftoni me ushtrine po jua mban. Cubat e hamasit qe bejne si rambo ndaj grave dhe femijeve. Mbeturina qe nuk sherbeni dot as per pleh!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje