Donald Trump: Netanyahu nuk ishte i përgatitur! Me mua si president nuk do ishte fare nevoja

12 Tetor 2023, 09:52Bota TEMA
Donald Trump: Netanyahu nuk ishte i përgatitur! Me mua si president nuk do

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, për siç tha mungesë përgatitjeje për sulmin e fundjavës nga grupi militant palestinez, Hamas, si pasojë e të cilit u vranë rreth 1.200 izraelit.

Duke folur për Fox News të mërkurën vonë, Trump, i cili i prin garës për t’u nominuar kandidat për president nga radhët e republikanëve për zgjedhjet e 2024-ës, tha se Netanyahu “është lënduar shumë keq” nga ky sulm.

“Ai nuk ishte i përgatitur. Ai nuk ishte përgatitur dhe Izraeli nuk ishte përgatitur. Me Trumpin, atyre nuk do t’iu nevojitej fare të përgatiteshin”, tha Trump.

Trump i bëri këto komente në një kohë kur Izraeli ende po i mbledh trupat e të vdekurve dhe ende nuk e ka marrë veten nga sulmi befasues dhe njëri prej sulmeve më shkatërruese në historinë e vet.

Të hënën, Izraeli i nisi bombardimet hakmarrëse në Rripin e Gazës, duke i vrarë së paku 1.200 palestinezë.

Një nga kundërshtarët e Trumpit në garën e republikanëve, guvernatori i Floridës Ron DeSantis, e kritikoi ish-presidentin për këto komente.

“Është absurde që dikush, aq më pak dikush që garon për president, do ta zgjidhte këtë kohë për ta sulmuar aleatin dhe mikun tonë, Izraelin”, shkroi DeSantis në rrjetet sociale.

Trumpi dhe Netanyahu kishin marrëdhënie shumë të mira gjatë kohës së Trumpit si president, edhe pse ka pasur përçarje në raportet mes tyre që ishin të pathyeshme më parë.

Duke folur para përkrahësve në Florida të mërkurën mbrëma, Trump komentoi përsëri për përgatitjet e sigurisë nga Izraelit, duke nënvizuar “disa gjëra që shkuan keq në fundjavë”.

Trumpi shtoi: “Ata duhet ta zgjidhin këtë, sepse po luftojnë ndoshta me një forcë shumë të madhe, ata po luftojnë me Iranin, mbase”.

3 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    kujtova se kësaj radhe nuk do hante mut,ky idiot!!por jo,ai që është mësuar me mut nuk rri dot pa ngrënë!!po të ishe ti o gomar i lindur dhe sonda ruse do të ishte ulur me suikses në hënë!po të ishe ti president,dhe uji do rridhte nga poshtë lartë!po të ishe ti!?!gjithë bota do ishte një kopësht me lule i mbytur me fekale!hyyyyy gomar i lindur!nuk të kanë mësuar të mbash bojën mbyllur!u bëre më keq se ato buçet që lehin edhe kur fryn era!nga ato buçe që jo vetëm nuk ruajnë shtëpinë,por dhe i nxjerrin truri të zotërve të tyre duke lehur papushim!!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noci

      Ky po ky,se edhe lufta ne Ukrainen nuk do behej po te ishte president,prandaj ne kohen e ti autoriteti i SHBA ,ra fare sidomos ne Europe.Ky i zgjidh problemet lehte ,prandaj deshi t'i japi Serbise Veriun,qe te mos lidhen me bisedime.Ka qene plani i Bolton dhe ky ishte dakord,pastaj njerezit fajesuan Thaçin per planin ,dikush edhe Ramen.Bideni per fat e anuloi.Keshtu e kane populistet te japin diellin e henen e te prishin me boten.Edhe Netanjahu eshte si puna e ketij dhe ja ku gjendet sot Izraeli

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        noc ke të drejtë,"Ka qene plani i Bolton dhe ky ishte dakord,pastaj njerezit fajesuan Thaçin per planin ,dikush edhe Ramen."por mos harro se ishte si thaçi dhe rama që e thanë për herë të parë dhe e mbrojtën deri ditën e fundit!!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje