Presidenti rus, Vladimir Putin, bëri thirrje të mërkurën për negociata midis forcave izraelite dhe palestineze dhe shpresoi se lufta, e cila tashmë ka vrarë mijëra njerëz gjatë pesë ditëve të fundit, nuk do të zgjerohej.
“Është e nevojshme të shmanget zgjerimi i konfliktit me çdo kusht, sepse nëse ndodh do të ketë ndikim në situatën ndërkombëtare,” tha Putin, duke shtuar se palët “duhet të kthehen në një proces negociues që duhet të jetë i pranueshëm për të gjitha palët, duke përfshirë edhe palestinezët”.
Ndër të tjera, ai shtoi se me çdo kusht duhet të mos preken fëmijët dhe gratë në këtë luftë.
Megjithatë, “nëse burrat duan të luftojnë, le të luftojnë”, shtoi ai në deklaratën disi kaotike për nga përmbajtja.
Vetë Hamasi ka thënë më parë se nga pala palestineze janë të hapur për të zhvilluar negociata me Izraelin.
Pavarësisht kësaj, asnjë shenjë nuk ka ardhur prej Izraelit se do të ketë ndalim të sulmeve në Gaza, pas inkursionit të organizuar të Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor, ku mbi 1 mijë e 200 qytetarë të Izraelit kanë mbetur të vrarë.
Lini një Përgjigje