Frika e Egjiptit, pse s’hapet kufiri me Gazan për të lejuar kalimin e palestinezëve

11 Tetor 2023, 20:00Bota TEMA
Frika e Egjiptit, pse s’hapet kufiri me Gazan për të lejuar

Një nga pyetjet më të shpeshta që shtrohet në prag të një mësymje të ushtrisë izraelite në Gaza, është se pse Egjipti nuk po e hap kufirin e tij verior me Rripin e Gazës dhe nuk po lejon refugjatët palestinezë të hyjnë.

Analisti ushtarak Michael Clarke i është përgjigjur kësaj pyetjeje në The Guardian dhe ka bërë një analizë të asaj që po ndodh në Izrael.

Clarke tha se qëllimi që kufiri po mbahet i mbyllur është për shkak të izoluar militantët e Hamasit në mënyrë që ata të mos largohen nga Rripii Gazës.

“Kalimi në Egjipt është i mbyllur dhe izraelitët ndoshta duan ta mbajnë atë të tillë,” tha ai, duke shpjeguar se shkak është prirja për të ndaluar militantët e Hamasit që të arratisen.

“Egjiptianët absolutisht nuk duan ta hapin atë sepse nuk duan problemin e refugjatëve. Ata nuk duan që një Gazë tjetër të zhvillohet në gadishullin Sinai”, tha ai.

Analisti shton se një plan për një zhvndosje e palestinezëve nga Gaza në Sinai është përfolur si opsion, por Egjipti është totalisht kundër.

“Kjo është sugjeruar – “pse nuk i zhvendosim Gazanët në Sinai?” Jo, thonë egjiptianët, absolutisht jo”, tha Clarke.

Kujtojmë se në një sulm të nisur nga enklava palestineze e Gazës të shtunën, militantët e Hamasit sulmuan qytetet izraelite, duke vrarë më shumë se 1200 njerëz dhe rrembyer  dhjetëra pengje, në ditën më vdekjeprurëse për Izraelin që nga lufta e vitit 1973.

Sakaq nga ana e palestinezëve në Gaza numri i viktimave ka tejkaluar 1050.

1 Komente

  1. a
    astrit

    Arsyeja perse Egjyptianet nuk po lejojne palestinezet te largohen nga teritori i tyre eshte qe ata te mos brakstisin atdheun e tyre nga dhuna izraelite. Nje gafe te tille palestinezet e kane bere shume kohe ma para kur nga dhuna izraelite e mos deshira te rine ne shtetin e izraelit braktisen masivisht teritoret e tyre e sot shumica e palestinezet jane jashte atdhteut te tyre kjo gje e ka dobesuar shume luften e tyre me izraelin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje