Rruga drejt fitores për Ukrainën nuk është aspak e lehtë. Një paketë ndihme për Ukrainën vazhdon të ngecë në Kongresin e SHBA-së dhe kjo ka ngritur shumë pikëpyetje për të ardhmen e Kievit. Mungesa e një ndihme nga aleati më i madh ka shtuar frikën se Ukrainës shumë shpejt do i duhet të dorëzohet, pasi e ka pothuajse të pamundur për të vazhduar përpara. Më e keqja është fakti se në rast se Amerika nuk dërgon ndihma, edhe shtete të tjera perëndimore mund të ndjekin të njëjtën rrugë.
Për pasojë, agjencitë perëndimore të inteligjencës janë duke llogaritur se sa kohë mund të durojë Ukraina pa ndihmën e SHBA-së dhe NATO-s. Një zyrtar i lartë ushtarak amerikan vlerësoi muaj, me një skenar të rastit më të keq për një humbje deri në verë. Një fitore ruse nuk do të ishte vetëm një lajm i tmerrshëm për Ukrainën, por do të ishte edhe një fatkeqësi për sigurinë më të gjerë evropiane e mbi të gjitha një goditje e madhe për SHBA-në.
Forcat ukrainase tashmë po racionalizojnë municionet, thanë zyrtarët amerikanë dhe ukrainas për CNN, pasi forcat ruse qëllojnë në një raport prej 5-7 herë më të madh se sa janë në gjendje të bëjnë forcat ukrainase.
Pa ndihmën shtesë të SHBA-së, zyrtarët perëndimorë vlerësojnë se Ukrainës fillimisht do t'i mbaronin raketat me rreze të gjatë veprimi, pastaj raketat e mbrojtjes ajrore dhe më vonë municionet e artilerisë dhe raketat me rreze të shkurtër, si raketat antitank Javelin dhe raketat anti-ajrore Stinger.
Çdo kategori municionesh ka qenë vendimtare për mbrojtjen e Ukrainës. Raketat me rreze të gjatë veprimi, të tilla si raketat e lundrimit Storm Shadow të furnizuara nga Britania e Madhe, kanë qenë thelbësore për suksesin e Ukrainës në zmbrapsjen e flotës ruse të Detit të Zi qindra milje për të hapur një korridor transporti për grurë dhe furnizime të tjera. Raketat e mbrojtjes ajrore janë dëshmuar veçanërisht thelbësore javët e fundit pasi Rusia ka zgjeruar sulmet e saj ndaj infrastrukturës civile këtë dimër. Raketat me rreze më të shkurtër u kanë mundësuar forcave ukrainase të mbrohen kundër tankeve dhe avionëve rusë, të cilët janë shumë më të shumtë në numër.
Vlerësimet se çfarë do të thoshte një humbje e Ukrainës për Evropën po shkakton frikë të thellë në mesin e disa prej aleatëve më të afërt evropianë të Amerikës.
"Unë nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë plotësisht se çfarë do të thoshte në të vërtetë rënia e Ukrainës," tha një diplomat evropian. “Do të shihnim gjëra të tmerrshme: spastrim etnik dhe shkatërrim total të Ukrainës. Mbani mend se çfarë bënë në Bucha. Pra, është tashmë sukses nëse mund ta parandalojmë që të ndodhë. Dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të vazhdojmë”, përfundoi ai.
Nje fjale e urte thot: "shtepia nuk mbahet me mjell hua" edhe keto ndihmat per ukrainen me teper e demtojne ate dhe vet perendimin se sa e ndihmojne. Ose i shpallni lufte si nato rusis, ose terhiquni, keshtu si ekini nisur s'ka per te ngelur mashkull ne ukrain.
Troll putane, ta kanë thënë ndonjëherë se sa ka zgjatur rezistenca ukrainase kundër BRSS pas luftës së dytë? Ta kanë thënë se ku ku e vazhdoi luftën Zhukovi, pas pushtimit të Berlinit? E në atë kohë ukrainasit jo vetëm nuk kishin tërë perëndimin pas, por as edhe një fjalë në mbrojtje të tyre. E atij BRSS, ju desh 12 vjet që ta shuante atë rezistencë.
kokrra e bqirit,gëzohu dhe nja dy ditë se do të të mbysë depresioni më pas!!jo të gjithë janë pabole si ti!!jo të gjithë bëjnë 69sh me putanën,si ti!!
Po me parate e NATOS dhe SHBA sa mund te rezistoje???
Berti, këto janë "analiza" për të fituar supën e ditës. Si kongresi dhe senati amerikan, janë për mbështetjen. Anal istët "venë në dyshim" financimin, jo për mosdije, por për të punuar, për të nxjerrë bukën e ditës. Nëse deri në verën e '22shit Ukraina kishte nevojë për propagandim mediatik, pas asaj kohe nuk ka nevojë. Ajo vërtetoi jo vetëm që ka dëshirë për tu mbrojtur, por dhe mund të fitojë. Interesi ynë si lexues është të marrim informacion sa më të shumtë, interesi i Ukrainës, të marrë sa më shumë ndihmë. Këtë të fundit nuk e vendosim ne. Politika e di se me kë ka të bëjë dhe nuk ka ndërmend ti ndalë ndihmat. Ne, perëndimi po rrëzon një diktator pa çuar asnjë njeri të vetëm në front. E kjo falë ukrainasve. Fitorja e këtij diktatori do të kthehej në një ortek luftërash, humbja. Do ti bëj të ulin hundën të tërë të tjerët. Duke filluar nga Xi e Erdogan, deri tek Maduro e Orban, që nuk kanë asnjë vlerë. Lere çfarë thotë ky skllavi mesjetar rus, ose muzhik, pas mbarimit të kësaj lufte nuk do ketë më FR, Federatë Ruse. Do pësojë fatin e Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Perandorisë Osmane. Në 1991, pa luftë dhe gati u përgjysmua. Kësaj radhe do shohim shpërbërjen e perandorisë së fundit koloniale në Europë.
Si me pare, si pa pare….ka hik per lesh…