Sanksionet e SHBA ndaj zyrtarëve europianë, reagon Franca: E papranueshme

24 Dhjetor 2025, 14:23Bota TEMA
Sanksionet e SHBA ndaj zyrtarëve europianë, reagon Franca: E

Franca ka reaguar ashpër ndaj vendimit të administratës amerikane për të vendosur ndalim vizash ndaj Thierry Breton, ish-komisioner i Bashkimit Evropian dhe një nga arkitektët e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA).

Washingtoni e akuzon BE-në se po kufizon lirinë e shprehjes dhe po synon padrejtësisht gjigantët amerikanë të teknologjisë.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot tha se ligji është miratuar në mënyrë demokratike dhe “nuk ka shtrirje jashtë territorit, duke mos prekur SHBA-të”. Ai e cilësoi vendimin si të papranueshëm.

“Franca dënon fuqishëm kufizimin e vizës të vendosur nga Shtetet e Bashkuara ndaj Thierry Breton, ish-ministër dhe Komisioner Evropian, dhe katër figurave të tjera evropiane,” shkroi ai, citon Reuters.

“Popujt e Evropës janë të lirë dhe sovranë dhe nuk mund të lejojnë që rregullat që qeverisin hapësirën e tyre digjitale t’u imponohen nga të tjerët.”

Vetë Breton, një ish-ministër i Financave i Francës, reagoi duke e krahasuar vendimin me “gjuetinë e shtrigave të Mwarthy-t”. Ai kujtoi se DSA është miratuar nga 90% e Parlamentit Evropian dhe të gjitha 27 shtetet anëtare.

Gjermania gjithashtu e quajti ndalimin e vizave për aktivistët e saj “të papranueshëm”, duke theksuar se rregullat e hapësirës digjitale në Evropë nuk vendosen në Washington.

Ky vendim vjen në një kohë kur tensionet mes SHBA-ve dhe BE-së po rriten mbi çështje si liria e shprehjes, tregtia dhe lufta në Ukrainë.

Administrata Trump vendosi këtë të martën të ndalonte vizat për Breton-in, një nga arkitektët e Aktit të Shërbimeve Digjitale të BE-së (DSA), dhe ndaj disa aktivistëve kundër dezinformimit, të cilët sipas saj kanë qenë të përfshirë në censurimin e platformave amerikane të rrjeteve sociale.

Ndalimet e vizave theksojnë divergjencat në rritje mes Washington-it dhe disa kryeqyteteve evropiane mbi çështje si liria e shprehjes, mbrojtja, emigracioni, politika e ekstremit të djathtë, tregtia dhe lufta Rusi-Ukrainë.

3 Komente

  1. L
    Lani

    Trumpet te qifsha rracen e poshter ..

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berti

      Bravooooo Trumpi. AI I njeh krimbat e EU qe çensurojne fjalen e lire gjoja ne emer te demokracise.Ke frike te shruash mendimin tend se te vine te arrestojne ne mes te nates si ne kohen e nazizmit dhe na hiqen dhe si mbrojtes te demokracise.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Denis

        Parazitet burokrate Europiane duhet te mesojne se Amerika ka standarte. Nuk ka me mami qe te merr me te mire. Babai ka ardhur ne shtepi dhe ka vene rregulla. Ose sillu me norma ose do hash pellembe bytheve.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje