SHBA bllokon TAP në furnizimin e Ukrainës

20 Nëntor 2025, 20:30Bota TEMA
SHBA bllokon TAP në furnizimin e Ukrainës

 Greqia është përfshirë në një “keqkuptim” me SHBA lidhur me aksesin në furnizimin me gaz të Ukrainës. Sipas mediave greke SHBA ka ndërhyrë për të siguruar ekskluzivitet në furnizimin e Ukrainës, duke shmangur nga konkurenca gazin azer që hyn në kontinent përmes gazsjellësit “TAP”.

Pak kohë më parë, Athina firmosi me palën ukrainase marrëveshjen Atlantic -See LNG Trade që siguron kalimin e gazit të lëngshëm të SHBA në Ukrainë, si kundërmasë ndaj shkëputjes me linjat ruse.

Mediat greke raportojnë se SHBA ka vënë veton për gazin azer dhe palës grek i është dashur të sqarojë se gazi në fjalë, pra "TAP", është vetëm një opsion i fundit për të mos lejuar ndërprerjen e furnizimit me marrëveshjen e sipërpërmendur, ndërkohë që ndërhyrja amerikane ka vënë në diskutim vlerën e nyjes ndërkombëtare “Route 3” që parashikon furnizimin e Ukrainës me gazin azer përmes korridorit vertikal dhe ndërlidhësit ICGB.

Incidenti sugjeron për një luftë të vërtetë tregtare në Ballkan dhe ndërhyrje brutale amerikane për të marrë Ukrainën si treg ekskluziv, ndërkohë që asnjë arsye ekonomike që lidhet me këtë qëndrim në kuadër të tregut energjetik.

Gazsjellësi TAP u tha se ishte projekt me mbështetje të SHBA, në konkurencë me South Stream që mbështetej nga Rusia, ndërkohë që sot, SHBA e shpërfill investimin e vet duke kërkuar akses direkt në tregun europian.

1 Komente

  1. E
    Erdogan

    Evropa eshte e nenshtruar pa kushte nga Imperializmi i Sh.B.A se. Fuqine e Saj ne emer te Natos e perdor fare hapur me pretekstin e "pushtimit" te Ukrahines (zone kjo Ruse per shekuj) nga Rusia! Pushtimin e Qipros nga Anglezet (anglezet kane baze ushtarake ne Qipro qe ne 1974-en) me ndihmen e Proxit Turqise ne 1974-en. Prandaj dhe Turqia e shfrytezon mbeshtetjen e Anglise dhe Sh.B.Ase te influencoje edhe ne Albanistanin e krijuar prej saj. Turqia me futjen e saj ne Nato dhe baze ushtarake te Sh.B.Ase ne Incirlik nuk ka ga tja mbaje. Ketej Rusine Ariun,andej Luanin Sh.B,A-ne,dhe ne jug Crokodilin e Israelit. Me ane te Turqise u shkermoq Siria e Al Shares qe mbahej shume mire nga Asadi!. Al Sharra qe ishte nenkryetare i ISIT me 10 Meleone dollare per token e tij nga Sh.B.A. Sot ky eksponent visiton Washingtonin! Politika eshte kurve.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje