Teksa aksesi në karburante dhe burimet e tjera pakësohen në Gaza, përhapja e epidemive, sëmundjeve infektive dhe uria duken të pashmangshme.
Kjo është ajo që është paralajmëruar nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk.
“Një shterim total i rezervave të karburantit do të ishte katastrofik në të gjithë Gazën, duke çuar në kolapsin e plotë të ujit, ujërave të zeza dhe shërbimeve thelbësore të kujdesit shëndetësor, dhe duke i dhënë fund rrjedhës së ndihmës humanitare që është lejuar deri më sot," tha Türk gjatë një konference informale, të enjten pas vizitës së tij javën e kaluar në Lindjen e Mesme.
Ndërkohë, UNICEF njoftoi të martën se tashmë ka marrë raporte për rritje të nivelit të dehidrimit tek qytetarët dhe më shumë se 30,000 raste të diarresë në Gaza.
Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut bëri gjithashtu thirrje kundër intensifikimit të dhunës dhe diskriminimit të ashpër ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor.
Türk tha se thirrjet e zyrës së tij për de-përshkallëzimin e dhunës, veçanërisht në Gaza, janë injoruar.
"Vrasja e kaq shumë civilëve nuk mund të konsiderohet si dëm kolateral. Fituesi i vetëm i një lufte të tillë ka të ngjarë të jetë ekstremizmi dhe ekstremizmi i mëtejshëm," shtoi ai.
Kudo Bota seshte me ajo qe ishte apo Bota nuk do te jete me e lire, dhe Njerezimi do te kete gjithmone probleme deri sa te Ekzistojne njerez negativ apo Terrrorist si ne rastin ne Gaza ! Por dhe ne raste te tjera me Arsyje te tjera te ndryshme.. Njerezit qe Votohen nga njerezimi i cdo Shteti me shpresen qe ata njerez te punojne per te miren e njerezimit , fatekeqesisht ndodhe e kunderta ..here pa dashje dhe shume here me dashje ...
Nuk lexova gjekundi "krime lufte"....apo jane te mirat ata qe vrasin gra e femije ksaj rradhe