Udhëton 27 herë më shpejt se zëri - Rusia bën gati për lëshim raketën hipersonike bërthamore

16 Nëntor 2023, 17:52Bota TEMA
Udhëton 27 herë më shpejt se zëri - Rusia bën gati

Kjo është raketa hipersonike “Avangard”. Rusia e ka lëvizur armën e fuqishme me aftësi për të mbajtur koka bërthamore, duke e vendosur atë në platformën e lëshimit në jug të federatës në qytetin Orenburg. 

Arsyeja e këtij zhvillimi e shprehur nga ministria ruse e Mbrojtjes është kjo: “Riarmatimi i Forcave Raketore Strategjike me një sistem raketash që përmban një njësi hipersonike, i planifikuar për vitin 2023, do të përmirësojë aftësinë e forcave strategjike bërthamore të Rusisë për t'u përfshirë në luftime.”

Sipas ushtrisë ruse, raketa Avangard është në gjendje të udhëtojë 27 herë më shpejt se zëri, thënë ndryshe mund të godasë Londrën apo kryeqendra të tjera europiane në rreth 7 minuta. Arma hipersonike është prezantuar së pari në vitin 2018, ndërsa raportohet edhe të jetë testuar. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideroi raketën Avangard me koka bërthamore të aftë që të godasë armiqtë si “një meteor, apo top zjarri”.

Shefi i Kremlinit ka deklaruar shpesh se arma shkatërruese është ndërtuar si një kundërpërgjigje ndaj Shteteve të Bashkuara që kanë zhvilluar një gjeneratë të re armësh. Avangard funksionon kështu, pasi i afrohet shënjestrës, shkëputet nga raketa që e shtyn dhe manovron jashtë trajektores së raketës me një shpejtësi hipersonike që shkon deri në 34 mijë kilometra në orë. Rusia pretendon se nuk ka asnjë sistem mbrojtës në botë që mund ta ndalë atë.

9 Komente

  1. B
    Ben

    Rrenat e Rusisë.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bato

      Hahaha...mediat ruse perdorin mediat kioska e kotece pulash shqiptare per te perhapur frike e kercenim per vlerat e qyteterimit!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Selo Trimi

        baldushku po dridhet

        Përgjigjjuni
      2. M
        MAD

        Propagandes “sovjetike” me shkaterrim armiqsh, te Putan-it, i mbaron filmi tek leshimi i raketes dhe “lavdia” e moskapjes se saj nga kundershtari! Ama, seria tjeter e filmit ku kundershtari brenda atyre 7 minutave kunderpergjigjet, duke leshuar raketat e tij ne drejtim te Putan-it, eshte “shfaqje e huaj borgjezo-revizioniste” qe publiku Putan-ist nuk duhet ta shohe! Morali: fute ne b… avanguardin tovarish Putan, se “Russians love their children too”! https://youtu.be/wHylQRVN2Qs?si=QynYdAAVklzesmGW

        Përgjigjjuni
        1. Z
          ZZZ

          Rrofte Russia ,,

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Y

            Do ta prodhoje mbas 100 viteve

            Përgjigjjuni
            1. S
              Satelitet nuk janë për tbo xhiro rreth botes , pre

              Sapo ta lësojnë Rusët ,Satelitët do ja shpërthejnë sipër Moskës

              Përgjigjjuni
              1. d
                dsa

                Disa komentues jane te indroktinuar nga fjalimet e Biden Pampersit qe leshon gazra (fend e pordhe) por qe ndikojne ne menyre toksike dhe japin goditje te pariparueshme ne tru. Keto "bomba" te Biden jane me frikeshme se raketa ruse Avangard.

                Përgjigjjuni
                1. a
                  anti25642654censurë

                  o sumqirë që je kundër LBGT për shkak të konkurencës,putana,babai tënd o bir putane pasi prodhoi armët e paarritëshme "qinshal",të pa kapshme nga asnjë porhë e bajdenit si thua ti,tashti na ka shpiku "havannëgadh",që të ha mutin sa dhe qin shala!!ja pshurrën të parën me "patriot" të viteve '80,kurse këtë do tia pshurrin me çifte për harrabela!!o bqir,"qeni që leh nuk kafshon",e kjo putana,babai tënd,o bir putane,as qen nuk është!ka lëkurën e qenit,por është thjeshtë një buçe!më buçe se brraçi ynë që leh tërë ditën!!

                  Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje