Sherri i paprecedentë i Elon Musk me Marco Rubion në zyrën e Donald Trump

8 Mars 2025, 09:30Bota TEMA
Sherri i paprecedentë i Elon Musk me Marco Rubion në zyrën e

Një përplasje e paprecedentë shpërtheu në takimin e kabinetit të Trump-it mes Elon Musk dhe sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, raporton "New York Times".

Në mes të sallës së kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, Musk e akuzoi hapur Rubio-n për mungesë agresiviteti në shkurtimin e stafit të Departamentit të Shtetit, duke e tallur se e vetmja shkarkesë që kishte bërë ishte një punonjës nga vetë ekipi i Musk-ut për “Efiçiencën e Qeverisë”.

I irrituar nga kjo ndërhyrje, Rubio i kujtoi Musk-ut se kishte bërë mbi 1,500 largime përmes paketave të daljes me dorëheqje, duke ironizuar nëse ai priste t’i rikthente në punë thjesht për t’i pushuar sërish.

Përballë kësaj, Musk u tregua i papërkulur dhe e minimizoi rëndësinë e argumenteve të Rubio-s, duke e quajtur atë thjesht “të mirë në televizion”, por jo në drejtim.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Trump-i qëndroi spektator, me krahët e kryqëzuar, duke shijuar spektaklin mes miliarderit që financon fushatën e tij dhe sekretarit të Shtetit që ai vetë ka vendosur në detyrë.

Por kur tensioni kaloi çdo kufi, Trump ndërhyri për ta mbrojtur Rubio-n, duke e lavdëruar si një njeri të zënë, që udhëton shumë dhe ka përgjegjësi të mëdha.

Në të njëjtën kohë, ai e siguroi Musk-un se misioni i tij për të “pastruar qeverinë” do të vazhdonte, por tani me më shumë rafinim dhe koordinim.

Në fund të takimit, Trump shpalli një linjë të re: ministrat do të marrin vendimet, ndërsa ekipi i Musk-ut do të ketë vetëm rol këshillues.

Ky ishte sinjali i parë i qartë se presidenti është i gatshëm të vërë disa kufij mbi ndikimin e Musk-ut në administratë, pavarësisht kontributit të tij të madh financiar.

Por a do të zgjasë ky balancim i ri? Musk mbetet sponsori më i fuqishëm i Trump-it dhe zotëruesi i rrjetit social X, një platformë që mund të kthehet në një armë të fortë kundër çdo kundërshtari brenda administratës.

Për momentin, Trump po përpiqet të mbajë të dyja palët të kënaqura—por sa gjatë mund ta luajë këtë lojë?

24 Komente

  1. S
    Sqepari

    Shume shpejt do shihni doreheqjen e pare

    Përgjigjjuni
    1. X
      X

      Teveqelat e bordellos Trap ne sherr. Mjere Amerika ku eshte katandisur.

      Përgjigjjuni
      1. I
        I rrofshin paret

        Si trump edhe musk jane te semur mendor,mjafton te shikosh mimiken e fytyres

        Përgjigjjuni
        1. L
          Linda

          Elon Musk eshte shume i rrezikshem, Te pakten Trump perkrahu punen e sekretarit te shtetit, urroj ti "thyhet hunda" ketij Musk-ut qe mos merret me punet e te tjereve.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Muc Xhepa, Washington

            Eshte administrata me e shkelqyer e Amerikes. Taksat tona shperndaheshin pa e ditur se ku shkonin. Akoma nuk keni pare dhe nuk keni degjuar gje, por Musk do ti faktoje te gjithe abuzimet dhe shperdorimit ne kohen e atij teveqelit, Trump, make America Great, we are with YOU!!

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zummm

              Muciii muciiii biznesmenat punojne vetem per te fituar!!! Nuk ka biznesmen ne kete bote qe te punoj per bamiresi. A e mendon ndonje here se ku eshte leverdia qe merr mbrpasht Musk me kete pune qe po ben???? Jo per gje por ka lene pas dore te gjitha bizneset e tij te tjera fitimprurese. Dmth me siguri fitimi eshte me i madh, pyet veten si po e merr fitimin

              Përgjigjjuni
              1. x
                xxx

                o muçi po ik or dreq laj ndonje pjate se seshte per ty politika, nuk e imagjinoj dot pas 4 vjetesh ç'do bejne keta sklleverit pjatalares shqiptare , kur te vijne demokratet ne pushtet

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Une

                  Po hë shpjegoja ti o super X se ça eshte politika se qenke shume i zgjut.

                  Përgjigjjuni
                2. R
                  Rina

                  Ca kari qeke tiii

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tom

                    Muc-Washingtoni, që kur ka ardhur Trump në fuqi. Ai autiku legen, ka fituar për 1.muaj ____ 160 Miliard Dollar. Muci ç’far kujtova ti, mos do ja shpërndajë popullit amerikan fitimet, apo do ti japi ty ore idiot. Qënke bër edhe ti si ata qafekuqët analfabet. ????????????

                    Përgjigjjuni
                  2. P
                    Ptuh

                    Palaco cirku

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sqepi

                      Muci … dhe ti nuk ke pare gje … deri sa te humbish punen ose te shikosh cmimet ne dyqan. Myshku dhe Trapi jane bere miliardiere duke te paguar ty ne minimum!

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sqepi

                        Keta qe ka mbledhur Trapi ne kabinet … te gjithe jane me nga nje derrase mangut!!

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Anni

                          Oligarket e kane jeten e tyre Competition ndaj,Asnjere nuk jane te besueshem,motivi i tyre : Fitimi duke ja futur njeri tjetrit me te gjitha menyrat .Ndyresi

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bukur

                            Trump eshte gjeni !

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dashi

                              Eh more sqepi , po të kishin nga një dërrasë mangët ku e gjen , po i mungojnë gjysmat e dërrasave , ndërsa Trumpit vetë , i mungojnë të gjitha derrasat .

                              Përgjigjjuni
                              1. H
                                Huri

                                Atyre ju mungon Dyshemeja

                                Përgjigjjuni
                              2. d
                                dolla

                                Kishte marre vrrull te madh autisti fashist po e pa mire se cfare pergjigje merr nga politikane profesional si Rubio, qe eshte nder te paktit ne ate qeveri qe eshte aprovuar me votat e te dyja partive. Ishte mesuar me xha Portokallin deri dje qe nuk ja prishte.

                                Përgjigjjuni
                                1. l
                                  lexuesi

                                  Rubio per mire apo per keq eshte pjese e klases se vjeter politike keshtu qe nuk do te jete e gjate koha te dorehiqet sepse Trump ka total te ndryshme nga standart one…!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Nardi

                                    Zoti e bekofte Trumpin.Keto artikuj sa lexon qe e tha NYT ose CNN e kupton qe jane intriga te uleta per te demtuar administraten e shkelqyer qe po zbulon korrupsionin me te madh ne histori.Prisni dhe pak se as dy muaj nuk kane kaluar o tru shplare qe vetem te shani dini.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Angelo Agaçi I intubuar ( nga mbrapa)

                                      Rripjellesit e sufllaqeve thithin nargjile me kashte bajgash dhe enderojne sikur halla Edvini te kishte koqe ...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sazan guri që mban dyer prej kartoni

                                        Shumë ujqër,as edhe një dele nuk hanë dot,se shqyen mes vedi.Koha do tregojë...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. t
                                          tasi

                                          Mooos o Mero se fute sherr ne shtepine e bardhe o burre, po ben lemsh boten hahahaha

                                          Përgjigjjuni
                                          1. t
                                            tasi

                                            Mooos o Mero se fute sherr ne shtepine e bardhe o burre, po ben lemsh boten hahahaha

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje