Aylar Korhanova, 46 vjeç, nga Turkmenistani, vdiq në një spital privat në Tuzla të Turqisë, vetëm pak çaste pas një ndërhyrjeje rutinë për heqjen e stomakut.
Prokuroria e Tuzla ka vënë nën pranga dy mjekët e spitalit, të cilët e operuan të ndjerën, dhe ndaj tyre ka nisur tashmë procedimi për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.
Menjëherë pas ngjarjes, një grup i posaçëm u ngarkua që të kryejë hetimet përkatëse edhe për raste të tjera, duke qenë se edhe disa herë të tjera, pacientët e operuar për të njëjtën gjë, kishin shfaqur ankesa pas ndërhyrjeve.
Simptomat ishin: shikimi i dyfishtë, presioni i lartë i gjakut dhe të vjellja. Gjatë hetimeve është konstatuar se 31 persona, përfshirë pacientë në krahina dhe rrethe të ndryshme, kishin të njëjtat probleme.
Në lidhje me ngjarjen kanë reaguar edhe drejtues të lartë të Ministrisë së Shendetësisë, të cilët kanë bërë me dije se të gjitha pacientët në fjalë kanë marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa ndaj mjekëve ka nisur procedimi penal.
Ndërkohë, janë sekuestruar të gjitha materialet dhe barnat e përdorura në këto ndërhyrje, ndërsa nën hetim është vënë edhe drejtuesi i një depoje farmaceutike, i cili pas verifikimeve, është i lirë.
Po ne pidh te kurves te veje se po dalin kunder natyres dhe krijusit Duke menduar se Jane ne te zgjuar ,po prit se qameti do vije ,brez kurvash ,
Krijuesi i syve qe te pellcasin o kokerr kari
Na dolen turqit shkencetare, klinika ne gjithe shqiperine mbushur me gomere turq...
Mund ta shpjegoni si mund te hiqet stomaku se po na hiqni mendjen…