Pentagoni raportoi se një kontraktor amerikan u vra dhe pesë trupa ushtarake amerikane, si dhe një kontraktor tjetër, u plagosën në një sulm të dyshuar me dron në Sirinë verilindore të enjten, që besohet të jetë me origjinë iraniane.
Në përgjigje, forcat amerikane filluan “sulme ajrore precize” në shënjestër mbi objektet e përdorura nga grupet e lidhura me Gardën Revolucionare Iraniane në Siri.
Sulmet kërcënuan të rrisin tensionet në të gjithë Lindjen e Mesme, e cila veccse wshtw e trazuar pas rënies së marrëveshjes bërthamore me Iranin. Megjithatë, ditëve tw fundit, ka pasur indikacione për përparim drejt zbutjes së tensioneve midis Iranit dhe kombeve të tjera në rajon.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha në një deklaratë se komuniteti amerikan i inteligjencës kishte përcaktuar se droni ishte me origjinë iraniane, por nuk ofroi prova të tjera të menjëhershme për të mbështetur pretendimin.
“Sulmet ajrore u kryen në përgjigje të sulmit të sotëm, si dhe një sërë sulmesh të fundit kundër forcave të koalicionit në Siri nga grupet e lidhura me Gardën Revolucionare”, tha Austin.
Pentagoni tha se dy nga anëtarët e plagosur të shërbimit u trajtuan në vend, ndërsa tre të tjerë dhe kontraktori i plagosur u transportuan në objektet mjekësore në Irak.
Irani dhe Siria nuk pranuan dhe nuk morwn menjëherë pwrgjegjwsi pwr sulmet, dhe as zyrtarët e tyre në Kombet e Bashkuara në Nju Jork nuk iu përgjigjën kërkesave për koment nga agjencia e lajmeve Associated Press.
Vwzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, një monitories opozitar i luftës, raportoi se sulmet amerikane vranë gjashtë luftëtarë të mbështetur nga Irani në një depo armësh në lagjen Harabesh, në qytetin lindor të Deir el-Zour.
Vwzhguesi, i cili mbështetet në një rrjet kontaktesh lokale në Siri, tha se bombardimet e SHBA-ve në një postbllok ushtarak pranë qytetit Mayadeen vranë dy luftëtarë të tjerë. Sipas tyre, një sulm tjetwr amerikan goditi edhe një postbllok ushtarak pranë qytetit Boukamal përgjatë kufirit me Irakun.
Garda Revolucionare e Iranit, e cila i përgjigjet vetëm udhëheqësit suprem Ayatollah Ali Khamenei, dyshohet se ka kryer sulme me dronë në mbarë Lindjen e Mesme.
Në muajt e fundit, Rusia ka filluar të përdorë dronët iranianë në sulmet e saj në të gjithë Ukrainën, si pjesë e luftës së saj kundër Kievit. Irani ka mohuar lidhjet me përdorimin e dronëve të tij në luftë, megjithëse vendet perëndimore dhe ekspertët i kanë lidhur komponentët e dronëve në Teheran./REL
Po cne trupat Amerikane ne Siri? Apo Siria eshte ndonje shtet i Amerikes?!! Po pyes per nje shok?!!!
qijnë tët ëmë o shkërdhatë??akoma nuk ta ka thënë??gjithnjë duhet të ta them unë??
Une nuk debatoj me budallejt se ato te terheqin ne nivelin e tyre . Tung
E pse e ke bërë o Gaz?
Amerikanet mbrojne kurdet ne Siri po ashtu si Rusia qe mbron Asadin
Pse nuk i mbron kurdet dhe nga turqit ? Kot po pyes dhe une, per kulture ...
ziso,politika nuk është moral i shkruar në letër!!
Ky jevgu Lloyd dhe inteligjesa amerikane jane shume te "sakte", ashtu sic raportuan per demtimin e Gaz Prom 2 ku akuzuan Rusine e Putinin dhe na doli qe kete sabotazh e kishte bere Ukraina, me vone ceshtja u mbull pa fajtor nga amerikanet.
Ja dhe mendimet e mutit e mbyllën çështjen. Kështu është kur gomari ndjek kartën që i var përpara i zoti. Gomari i shkretë ndjek dëshirën për ta ngrënë dhe nuk sheh kurthin që I kanë ngritur. Ji i lumtur ti që nuk pjerdh asnjë herë. Shtrëngohu, që të mos lirohesh.