Ish-agjenti i KGB: Nga një aksident mund të përdoren armët bërthamore

24 Mars 2023, 09:34Bota TEMA

Ish-agjenti i KGB: Nga një aksident mund të përdoren armët

Jack Barsky, ish-agjent i KGB tha në një intervistë për Euronews Albania se konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës nuk ka gjasa të marrë fund së shpejti.

Ai paralajmëroi se rikthimi i retorikës bërthamore përbën një rrezik shumë të madh, pasi në një situatë lufte do mjaftonte një aksident i thjeshtë që të përdoreshin armët bërthamore. Kjo sipas tij do sillte fundin e botës.

“Tani tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë janë rritur dhe edhe po të ishte një situatë lufte, do mjaftonte një aksident i thjeshtë që të përdoreshin armët bërthamore. Personalisht mendoj se një sulm aksidental me armë bërthamore do kishte menjëherë një reagim dhe kjo do sillte fundit e botës dhe nuk e ekzagjeroj këtë. 

Në situatë lufte mund të vdesësh menjëherë dhe duhet të marrësh një vendim. Shpresoj që Rusia të ketë një protokoll modern kur duhet më shumë se një person për të marrë vendimin për të përdorur një armë bërthamore”, tha ish-agjenti.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    nuk e di ku i gjeni këta idiotë,o dhe ju nuk keni çfarë të bëni dhe gjeni gomarin e parë,ose shkruani gomarllëqet që ju pëlqjnë juve!! "pasi në një situatë lufte do mjaftonte një aksident i thjeshtë që të përdoreshin armët bërthamore." për mua kjo do të ishte idiotësia më e madhe që ju përpiqeni ta përshkruani si një gjenialitet!!që nga dita e parë që ka filluar lufta e parë në këtë planet,është mësuar se "lufta mund të fillojë dhe aksidentalisht!për një mosmarrveshje a një veprim të paparashikuar!!edhe armët bërthamore "mund të përdoren aksidentalisht",por duke ditur se nuk kemi të bëjmë me diçka"o më fal se gabova",ose "më fal se më shpëtoi"sepse si e thotë dhe ky koqja i intervistuar nga ju bolet,"kjo do sillte fundit e botës",ata që do të kishin ndërmënd ti përdornin kanë menduar fare mirë se çfarë do të ndodhë!pavarsisht lehjeve të med xhuxhit më xhuxh se putana xhuxhe,ata vetë e dinë mirë se çfarë do të ndodhë,ata të krahut tjetër që nuk ndihen por që jua kanë bërë të ditur se çfarë do të ndodhë nëse bëjnë gafën e i përdorin qoftë dhe "aksidentalisht",nëse bëjnë gafën ti përdorin!! "dhe nuk e ekzagjeroj këtë."nuk kemi nevojë ta dëgjojmë nga ky koqe!!ka më shumë se 50 vjet që flitet për një gjë të tillë dhe jo nga koqe të tilla,"ish të ishit",por nga ata që i kanë shpikur dhe i kanë prodhuar ato armë!!ndoshta ju karabushët e pastër "kristal",nuk keni pasur dëshirën ti shikoni!!me këtë përhapje informacioni dhe ju trapët e rinj mund ti shikoni në platformën tuaj informative "tik tok" dhe atje i gjeni pasojat që mund të ndodhin nëse fillohet një luftë bërthamore!!

    Lini një Përgjigje