
Sindikatat në Francë i bënë thirrje të martën presidentit Emmanuel Macron që të tërhiqet nga planet e tij për të rritur moshën e daljes në pension, teksa në disa qytete filluan sërish grevat dhe demonstratat.
Miliona njerëz kanë protestuar kryesisht në mënyrë paqësore dhe i janë bashkuar gravave që nga mesi i janarit për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj planeve të Macron, shkruan Reuters.
Protestat janë intensifikuar që kur qeveria përdori kompetenca të veçanta kushtetuese për të anashkaluar parlamentin në një votim përfundimtar mbi projektligjin e pensioneve pothuajse dy javë më parë.
Popullariteti i Emmanuel Macron ka shënuar një rënie në mars krahasuar me shkurtin, sipas një sondazhi të kryer nga kompania BVA për stacionin televiziv RTL.
Popullariteti ka rënë në 28%, niveli më i ulët për kreun e shtetit francez që nga nëntori 2018, fillimi i krizës së jelekëve të verdhë.
Makraroni duhet te heqi dor nga Ligjet te tilla C'njerezore . Marrin vet si Politikane nga 10.000 € ~ 20.000 €uro ne Muaj duke bere Ligje ne favore te Shtetit dhe shtrydhur jeten e qytetareve deri ne piken e fundit te jetes .Politikani bern Pushime nga do ,e saher deshiron ,qytetari jadel dot njiher apo jo .Politikani as qe do me dit . Politikani shetit me Jahte ,Avione personal etj qytetari me makinen qe e paguan shtrenjte ,sepse mafiozet siguracioone jane te produkt i Bankave ai hajanve me te medhenj miqt e politikes . Kaq mjafton per Politikanet qe njiher si Qeniet paShpirt te ktij Planeti . Problemi e ksaj maskarade me pensionet eshte se ;pasi del qytetari ne pension , mbas aq shume vjetesh torture pune ,nuk kalon nji muaj e vdes .Dhe shteti ktu ka perfitimin e tij Doppel ,sepse e para i ka shtrydhur aq shume vite ne pune dhe ne fund nuk i paguan asnji pension ,pasi ata s'e geojne dot ate . Politika Kriminale ,teper c'njerezore . Qeverrite s'kan te ngopur me Miljardat sa s'kan ku ti shfrytzojne me e nisin lufte
Ka shume mundesi te kesh ngaterruar teme: nuk eshte per pagat...por per moshen e daljes ne pension. Asnje vend i BE nuk e ka moshen e pensionit nen 65 vjeç. Keta as 64 nuk e duan .. 62 sa e kane keta francezet ka pas dale babai im para 1990?!?!