Sot nuk do të hapet asnjë korridor humanitar në Ukrainë

28 Mars 2022, 10:32Bota TEMA

Sot nuk do të hapet asnjë korridor humanitar në Ukrainë

Inteligjenca raportoi provokime të mundshme ruse përgjatë rrugëve, prandaj dhe Ukraina ka vendosur që të mos hapë asnjë korridor humanitar ditën e sotme.

Korridoret janë përdorur më parë për të lejuar civilët të evakuojnë zona veçanërisht të rrezikshme.

Megjithatë, Ukraina ka akuzuar Rusinë për shënjestrimin e rrugëve në rastet e mëparshme edhe pse kishin rënë në dakordësi midis dy vendeve.

Lini një Përgjigje