Talebanët kërkojnë ndihmën e ndërkombëtarëve pas tërmetit në Afganistan

23 Qershor 2022, 09:07Bota TEMA

Talebanët kërkojnë ndihmën e ndërkombëtarëve

Talebanët në Afganistan kanë bërë thirrje për mbështetje nga ana e ndërkombëtarëve, pasi vendi po përballet me pasojat e tërmetit shkatërrues me magnitudë 6.1 ballë.

Udhëheqësi suprem, Haibatullah Akhundzadah, i cili pothuajse nuk shfaqet kurrë në publik, iu lut komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave humanitare të ndihmojnë popullin afgan të prekur nga kjo tragjedi e madhe dhe të mos kursehen.

Ndërsa, një zyrtar i lartë i talebanëve, Abdul Qahar Balkhi tha se Afganistani ndodhet në krizë humanitare dhe ekonomike, ndaj qeveria është e paaftë që të ndihmojë financiarisht, të prekurit nga tërmeti.

Më shumë se 1000 njerëz kanë humbur jetën dhe të paktën 1500 të tjerë janë plagosur, për shkak të lëkundjeve të fuqishme që tronditën dje vendin, shkruan BBC.

Provinca juglindore Paktika është zona më e prekur dhe OKB-ja po përpiqet të sigurojë strehim emergjent dhe ndihmë ushqimore.

Përpjekjet e shpëtimit po pengohen nga reshjet e dendura të shiut dhe mungesa e burimeve.

Tërmetet shkaktojnë dëme të konsiderueshme në Afganistan, ku ka shumë zona rurale dhe ku banesat janë të paqëndrueshme ose të ndërtuara keq.

1 Komente

  1. m
    mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

    jeni ne shekullin e XIX

    Lini një Përgjigje