Të afërmit e pengjeve izraelitë: Të lumtur për marrëveshjen, por s’e dimë se kush do të lirohet

22 Nëntor 2023, 12:10Bota TEMA

Të afërmit e pengjeve izraelitë: Të lumtur për

Të afërmit e pengjeve në Izrael nga militantët palestinezë thanë se ishin "shumë të lumtur" që disa prej tyre do të lirohen pas marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.

Por ata shtuan se ende nuk e dinë se kush dhe kur do të lirohen. 

"Ne jemi shumë të kënaqur që ka një lirim të pjesshëm. Për momentin nuk e dimë saktësisht se kush do të lirohet dhe kur", tha Forumi për Pengët dhe Familjet e Zhdukura në një deklaratë.

Kujtojmë që Izraeli dhe Hamasi arritën dakordësinë për një armëpushim katër ditor me ndërmjetësimin e Katarit. Hamasi pranoi lirimin e disa pengjeve që mori më 7 Tetor në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë.

 

 

Lini një Përgjigje