“Të dy kemi varrosur djemtë tanë” - Fjalia që "zbuti" negociatat me Hamasin

20 Tetor 2025, 10:37Bota TEMA
“Të dy kemi varrosur djemtë tanë” - Fjalia që

Steve Witkoff ka treguar, në programin “60 Minutes” të CBS, se i ka shprehur ngushëllimet e tij negociatorit të Hamasit, Khalil al-Hayya, një nga drejtuesit kryesorë të lëvizjes në Rripin e Gazës, për vdekjen e djalit të tij gjatë një sulmi ajror izraelit në Doha.

“Ne i shprehëm ngushëllimet tona për humbjen e djalit të tij. I thashë se edhe unë kam humbur një djalë dhe se të dy jemi anëtarë të të njëjtit klub të tmerrshëm: prindër që kanë varrosur fëmijët e tyre,” tha Witkoff.

Në takim ishte i pranishëm edhe dhëndri dhe këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, i cili shpjegoi se biseda mes tyre pati ndikim në negociata.

“Kur Steve dhe ai (al-Hayya) folën për djemtë e tyre, u kalua nga negociatat me një organizatë terroriste në një moment ku dy njerëz treguan ndjeshmëri dhe dobësi njerëzore ndaj njëri-tjetrit,” u shpreh Kushner.

4 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "një moment ku dy njerëz treguan ndjeshmëri dhe dobësi njerëzore ndaj njëri-tjetrit,” por gjithnjë një terrorist dhe një koqe gomari??bile dhe e vlersuar nga një koqe dhëndër si ti??

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arti

      @anti25642654censurë - hahaha :)

      Përgjigjjuni
      1. B
        Burrel ARB

        Lufta ka mbaruar sepse Izraeli e ka shkatrruar Hamasin dhe e ka marr rypin e Gazes qe i ka mbet veq nje qytet dhe pastaj do i kthej syt nga Moska dhe Irani per te lar hesapet dhe me ta

        Përgjigjjuni
        1. F
          Free Middle East from Arab colonizers

          Lufta mbaron kur te clirohet e gjithe Lindja e Mesme nga kolonizatoret islamo-arabe!

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje