Trump telefonon liderin bjellorus: Një president shumë i respektuar

20 Gusht 2025, 15:55Bota TEMA
Trump telefonon liderin bjellorus: Një president shumë i respektuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i telefonoi liderit bjellorus, Aleksandr Lukashenko, vetëm disa orë para takimit me Vladimir Putinin javën e kaluar në Alaskë, duke i befasuar shumë vëzhgues dhe politikanë.

Trumpi e përshkroi Lukashenkon si “president shumë të respektuar” dhe shtoi se biseda e tij me të ishte përqendruar tek lirimi i 1.300 të burgosurve politikë.

Sipas Valer Kavaleuskit, kreut të një organizate në mërgim të quajtur Agjencia e Çështjeve Euro-Atlantike, theksi i Trumpit mbi të burgosurit politikë ishte thellësisht simbolik.

“Trump e vendosi çështjen humanitare, lirimin e të burgosurve politikë, në krye të mesazhit të tij”, tha Kavaleuski për Radion Evropa e Lirë.

“Kjo thekson se negociatat humanitare janë të përshtatshme si për Minskun, ashtu edhe për Uashingtonin. Ato shmangin çështjet e vështira, si gjeopolitika apo lufta në Ukrainë, ndërkohë që duken bujare dhe të denja, sepse lidhen me jetën e njerëzve”, nënvizoi ai.

Për Lukashenkon, i kritikuar prej kohësh dhe i izoluar nga Perëndimi si diktator dhe aleat i ngushtë i Putinit, telefonata e Trumpit përfaqësonte një përparim diplomatik.

4 Komente

  1. L
    Lani

    Trump kakaka hahahah idioti i Amerikes nuk ka me.turp

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      eh si të sjellin në kujtesë momente të tilla ndërkombëtare,momentet që kemi kaluar ne si shqipo!!më kujtohen ditaret e enverit tonë,në atë kohë nuk dilnin lajmet në kohë reale,duheshin përpunuar në burg më parë!më kutohen kujtimet e enverit kur çdo gjë e bisedonte me shokun hekuran!!bile shoku hekuran ia kishte mbështetur idenë e tij se dy gjermanitë mund të bashkoheshin!bile duhet të ishin të dyja socialiste,model shqiptar,përndryshe ai nuk jepte aprovimin!!sa lartë kemi qënë në ato kohë!!amerika tashti i ka arritur ato maja!!duhet të kesh një budalla të barazohesh me budallenjtë e tjerë!!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kush ka ngatrue numrin e telefonit

        Keshtu behet politika e madhe, bravo Trump.

        Përgjigjjuni
        1. o
          or taj...

          Po te takosh komuniste pas komunisti tek Presidenti Trump do te gjeje vend thenia e Qozim Bej Mulletit ..... ka per t'u bo me kamunist se kamunistet.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje