Telashet e ish-presidentit, Trump nuk është më në listën e miliarderëve ekskluzivë

5 Tetor 2023, 09:16Bota TEMA

Telashet e ish-presidentit, Trump nuk është më në

Sipas revistës “Forbes”, pasuria e Donald Trump ka rënë me 300 milionë dollarë, në 2.6 miliardë dollarë, duke bërë që ish-presidenti të zhvendoset në listës e 400 njerëzve më të pasur të botës.


Kjo është rënia e dytë në 3 vitet e fundit në listën e revistës prestigjioze dhe sipas kësaj të fundit, rënia vazhdon për shkak të gjyqeve me të cilat Trump po përballet, sidomos në Nju Jork. Madje “Forbes” shkon më tej kur shkruan: “Donald Trump nuk është më aq i pasur, sa të bëjë pjesë në klubin e miliarderëve ekskluzivë”.

“Me një pasuri prej 2.6 miliardë dollarësh, Trumpit i mungojnë 300 mln së fundmi, rënia më e madhe në një dekade për të”, vazhdon Forbes.

Veç përballjeve gjyqësore, Trump ka shpenzuar shumë edhe me rrjetin social “Truth”, platforma që u krijua prej tij, pasi u përjashtua nga X dhe Facebook, pas ngjarjeve të 6 janarit në Kongres. Edhe më herët Donald Trump ka humbur pozicione në listën e Forbes,  fillimisht në 1990, kur ndërtoi perandorinë e pasurive të paluajtshme Trump.


Humbja më e madhe ishte ajo e vitit 2021, pasi humbi presidencën dhe për shkak të pandemisë së covid gjithashtu. Por e rimori veten shumë shpejt dhe u ngjit në listë në 2022. Por edhe sipas ekspertëve, problemet ligjore, po e dëmtojnë rëndë, jo vetëm imazhin, por edhe pasurinë e ish presidentit Trump. 

1 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni.

    ... ore koqe vetem Hotel "Trump" ne Cikago kap vleren 1 miliard dollare. nga i gjeni keto te dhena "fake news"

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje