Tensione Moskë - Romë: Gazeta e madhe italiane refuzon intervistën e Lavrov

13 Nëntor 2025, 11:35Bota TEMA
Tensione Moskë - Romë: Gazeta e madhe italiane refuzon

Një episod i ri tensioni mes Italisë dhe Rusisë ka shpërthyer pas vendimit të gazetës prestigjioze italiane Corriere della Sera për të mos publikuar një intervistë me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Sipas njoftimit të Ambasadës ruse në Romë, redaksia e gazetës ka refuzuar botimin – si në versionin e printuar, ashtu edhe në atë online – duke argumentuar se deklaratat e Lavrov “përmbajnë shumë pretendime të diskutueshme që kërkojnë verifikim faktesh ose sqarime shtesë”, gjë që, sipas tyre, “do të kalonte kufijtë e arsyeshëm të një botimi gazetaresk”.

Ministria e Jashtme ruse e cilësoi vendimin si “censurë të turpshme”, duke theksuar se intervista e plotë është publikuar tashmë në faqen zyrtare të institucionit në Moskë.

Në materialin e plotë, Lavrov flet për atë që e quan “ringjallje të nazizmit në Evropë”, akuzon qeveritë perëndimore se “përpiqen të shpërqendrojnë qytetarët nga problemet e brendshme ekonomike” përmes financimit të Ukrainës, dhe përshkruan Rusinë si “një shtet civilizues me histori mijëravjeçare”.

Refuzimi i Corriere della Sera vjen në një klimë të ngarkuar marrëdhëniesh mes BE-së dhe Rusisë, ku çështja e dezinformimit dhe e manipulimit të mediave është bërë gjithnjë e më e ndjeshme.

13 Komente

  1. P
    Putin Gelboqja

    “një shtet civilizues me histori mijëravjeçare”? Jo, “një shtet me histori imperialiste”, mbasi ne 400 vjetet e fundit, nepermjet pushtimeve ka shtuar territorin e tij nga 5 milion km2 ne 17 milion km2. Keto jane fakte te pakundershtueshme historike!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Enea

      Zgjerim me i paket se Greqia, qe nga 30 mije km katror me 1821 kur shpalli pavaresine, u shnderrua ne 131 mije km katrore nje shekull me pas, kryesisht mbi tokat shqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Klimax

        Të mendoje që 800 vjet para Krishtit gjithë Mesdheu shkëlqente nga civilizimi grek nuk do e lëshoje këtë paçavure! Pa folur më pas që ky civilizim, ajo gjuhë dhe kulturë drejtonte Perandorinë e Romës së Lindjes për më shumë se 1000 vjet me kryeqendër Konstandinopojën! Prandaj mirë është para se të llogaritësh sipërfaqen e territorit grek, kruaj pak me thonjtë e dorës tokën ku banon në fshatin tënd dhe do e kuptosh se ajo tokë nuk ka asgjë të përbashkët me historinë e kolonëve si puna jote!

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlonjati

          Sepse viset Greke , more Enea leshi , Stambolli dhe rrethinat e tij , pra e gjithë Turqia e sotme evropiane ku banonin disa milion grekë , u pushtuan nga hordhitë beduine otomane të ardhur nga shkretëtirat arabe dhe grekët e Stambollit , të ndjekur dhe masakruar nga halldupët shallvaregjërë , u tërhoqën në viset e Greqisë së sotme . Çamët nuk kanë qënë kurrë brënda ndonjë shteti shqiptar dhe kurrë nuk kishin bërë përpjekje e luftë për ndarje nga Greqia .

          Përgjigjjuni
          1. k
            k

            Rusia do ketë fatin e Jugosllavisë sapo të rrëzohet diktatura e oligarkisë kleptomane dhe populli rus të kulturohet pak.

            Përgjigjjuni
            1. !
              !!??

              Bobo, sa injorant paska në trojet shqipfolëse! Kur pretendon edhe ky me nixkun "k" se na qenka me kulturë më të madhe se rusët!!??Ore k... ku e ke bërë atë "mutë" shkollë dhe nga ç'fshat i humbur i albanistanit vjen?! Bollë se po ja kalon nga injoranca Pilo lalës dhe Gani gagaçit!!

              Përgjigjjuni
        2. O
          Ohri

          Në shqip nuk thuhet “e Lavrov”, por “e Lavrovit”. Të gjithë këta “gazetarë” që botojnë gabime të tilla nuk janë tjetër veçse kopjues mekanikë, pa asnjë përgjegjësi ndaj gjuhës e lexuesit. Portalet me copy-paste e kanë kthyer gazetarinë shqiptare në një farsë gjuhësore. Nëse nuk di të shkruash shqip, lër hapësirën dikujt që e di.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tirana

            Do ta shkruaje pidhi sateme

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xixa

              Joo, shkruaje goja bythë e cenosumës, ore ti i Tiranës! Në e ngrënsh mun!

              Përgjigjjuni
          2. K
            Kurbini.info

            Rusia si Shteti i fundit imperialist ne bot, duhet korrigjuar gabimi dhe sic u rrezuan te tjeret duhet te futet ne ballkanizim dhe ndarje te popullatave vendase

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dashi

              Janë dy fshatarë albanezë Gëlboqia dhe Kurbini ( që do të thotë nga Laçi , qytet shqiptar me 10 milion banorë , që ka nxjerrë shkencëtare , nobelistë e njerëz të famshëm sa të duash , domethënë shpellarë desha të them) , të cilët i propozojnë .....kushedi se kujt.....që Rusia duhet të ballkanizohet , pra , të ndahet copa- copa !! Ai tjetri e akuzon Rusinë , se paska pushtuar e zgjeruar në këto 400 vjetët e fundit dhe këto toka duhet t'i lëshojë sa më parë se nuk janë të Rusisë . Kështu i paskan thënë këtij Gëlboqes , edhe pse Rusia ka qënë dhe është akoma edhe sot Perandori e superfuqi . Si nuk ju bije pika në majë të kokës , o Gëlboqe e Kurbini , u bëtë ju të jepni mënd , se si duhet të jetë Rusia e bota në të ardhmen .

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kurbini.info

                A ta mban te me takosh tek per tek e tmi thush ne sy kto ?

                Përgjigjjuni
                1. g
                  ganiu

                  O bole Dashi, perandori ishin dhe shumë shtete Europiane, por sot janë shtete normale. Kanë kërkuar falje për periudhën perandorake,KOLONIALEEEEEE. Ti rrota e lucit, po na rreh gjoksin për perandorinë, koloniale ruse? Hy bajgë.

                  Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje