Është zyrtare. Evropa po kalbet dhe drejtohet nga një klikë udhëheqësish të dobët, sipas një sulmi të ashpër të Donald Trumpit.
Arsyeja për këtë është e thjeshtë: politika katastrofike e Europës për imigracionin do të thotë se “njerëzit që po hyjnë kanë një ideologji krejtësisht të ndryshme”, gjë që po e dobëson fatalisht kontinentin.
Shpërthimi i tij vjen pas adoptimit të një qëndrimi të ri të politikës ndërkombëtare të SHBA-së, i cili argumenton se Evropa përballet me një “zhbërje civilizuese” dhe tashmë është duke ushtruar “censurë të lirisë së fjalës dhe shtypje të opozitës”. Këto nuk janë postimet më të fundit në rrjetet sociale nga ndonjë i çmendur në Shtëpinë e Bardhë. Ky është vlerësimi i mendjeve më të mira të administratës, që sapo kanë hartuar Strategjinë e Sigurisë Kombëtare 2025.
Ky është versioni i shkruar i mënyrës se si të gjithë në Shtëpinë e Bardhë duhet ta shohin botën, dhe mjeti përmes të cilit synojnë të na bindin edhe ne ta shohim planetin po kështu.
“Me kalimin e kohës, është mëse e mundshme që brenda disa dekadave, disa anëtarë të NATO-s të bëhen shumicë jo–europiane,” thuhet në dokument.
Kjo është marrëzi. Nuk ekziston asnjë analizë serioze demografike që tregon se ndonjë komb europian do të bëhet ndonjëherë shumicë “jo–europiane”.
Administrata Trump po i merr udhëzimet e saj demografike për Evropën nga e ashtuquajtura Teoria e Zëvendësimit të Madh, një term i shpikur nga teoricieni francez i konspiracioneve Renaud Camus, i cili pretendon se një “elitë globale” po bashkëpunon kundër popullsisë së bardhë të Evropës për t’i zëvendësuar ata me popuj jo–europianë.
Kjo teori ka një ndjekje të fuqishme mes grupeve të ekstremit të djathtë, fanatikëve të QAnon dhe mbështetësve të MAGA-s. Dhe tani ky është vizioni zyrtar afatgjatë i vetë Amerikës. Një vizion mbi të cilin do vendosen marrëdhëniet e SHBA-së me Perëndimin dhe botën anglosaksone nga tani e tutje. Aq e shqetësuar është Amerika, saqë synon të ndërhyjë dhe të detyrojë një ndryshim drejtimi në Evropë, duke mbështetur grupet që përputhen ngushtë me politikat amerikane dhe duke minuar ato që nuk përputhen.
“Ne do të kundërshtojmë kufizimet elitare, antidemokratike ndaj lirive thelbësore në Evropë, në botën anglosaksone dhe në pjesën tjetër të botës demokratike, veçanërisht mes aleatëve tanë,” thuhet në dokument.
Administrata Trump po lufton kundër Aktit të Shërbimeve Dixhitale të Evropës (Digital Services Act), i cili kërkon që kompanitë e internetit, kryesisht ato me bazë në SHBA si Meta, Apple dhe Google, të moderojnë përmbajtjen, të heqin materialin e paligjshëm ose të dëmshëm dhe të frenojnë dezinformimin.
Shtëpia e Bardhë ka bërë akuza për “censurë” kundër vendeve europiane, për përpjekjet e tyre për të rregulluar kompani që gjenerojnë fitime gjigante, por që shqetësohen se rregullat e reja do të jenë të kushtueshme për t’u zbatuar.
Zëvendëspresidenti JD Vance ka shumë gjasa të ketë luajtur rolin kryesor në hartimin e doktrinës së re të Shtëpisë së Bardhë. Përmbajtja e saj pasqyron nga afër sulmet e tij befasuese ndaj NATO-s dhe demokracisë europiane gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në kontinent në shkurt. Edhe atëherë, ai shprehu hapur mbështetjen për grupet dhe partitë e ekstremit të djathtë.
“Amerika inkurajon aleatët e saj politikë në Evropë të promovojnë këtë ringjallje të shpirtit, dhe rritja e ndikimit të partive patriotike evropiane është me të vërtetë arsye për optimizëm,” thuhet në dokumentin e ri.
Ndikimi tjetër i dukshëm në këtë dokument është Vladimir Putini.
Regjimi i tij është bërë një pikë reference për shumë figura të ekstremit të djathtë dhe për evangjelistët e krishterë që mbështesin Trump. Pretendimet e hapura të Putinit se ai përfaqëson vlerat tradicionale të krishtera të bardha janë magnet për adhuruesit e teorisë konspirative të Zëvendësimit të Madh.
Trumpi e ka mbështetur Rusinë në çdo hap që prej rikthimit në detyrë. Ai është pozicionuar kundër mbështetjes europiane për Kievin dhe kundër argumenteve që tregojnë se Ukraina mund të dëbojë forcat ruse, nëse merr ndihmën që i nevojitet.
Trumpi ka ndërprerë gjithë ndihmën përveç mbështetjes së inteligjencës për Ukrainën, ndërsa ka kërkuar 50 për qind të fitimeve për SHBA-në dhe kompanitë amerikane në çdo marrëveshje të ardhshme paqeje për Ukrainën.
Thelbësore për strategjinë afatgjatë të Putinit është minimi i aleancave diplomatike perëndimore dhe i kohezionit të tyre. Brexit ishte një hap i madh në atë drejtim, po ashtu edhe rizgjedhja e Trumpit.
Ashtu si Trumpi, edhe ai kërkon të zgjerojë dezinformimin dhe dyshimin brenda shoqërive civile perëndimore duke pretenduar se qeveritë, si administrata e Volodymyr Zelenskyt në Ukrainë, janë ilegjitime dhe jodemokratike.
Dokumenti i ri amerikan për politikën e jashtme pretendon se, sa i përket Ukrainës, “Një shumicë e madhe europiane kërkon paqe, por kjo dëshirë nuk përkthehet në politikë, në masë të madhe për shkak të nënshtrimit të proceseve demokratike nga ato qeveri.”
Ndërkohë, demokracia në Amerikë është zbrazur nga brenda, me sulme ndaj çdo dege të administratës federale, mediave, akademisë dhe ushtrisë. Besnikëria ndaj Zyrës Ovale tani ka përparësi ndaj çdo betimi për të mbrojtur kushtetutën, si një kusht pune për zyrtarët në mbarë SHBA-të.
The Independent – Bota.al
Vazhdoni pallavrat ju, pse ne Amerike cfare ndodhi nga 89% e bardhe ne vitet 60 vajti ne 55% pas 4-5 dekadash emigracioni te pafund nga cdo cep i mundshem. Europa po e pershpejton dhe me teper pasi nese ne vitet 60 Amerika kishte nje demografi rinore te popullsise se bardhe, pra ne rritje, Europa eshte e pjerdhur ne komplet kuptimin e fjales dhe me nje kembe ne varr. Pra emigracioni po vjen ne nje kohe qe ne Itali mosha mesatare po kap 50 vjec. Kto nuk jane as konspiraci as fantazi po projeksione reale te bazuara ne emrat qe shohim te bebeve ne Hollande, Danimark, France ku mbiztron Mahmudi dhe Muhameti. U bete ju te flisni per Trumpin dhe Ameriken. Eshte bere cdo qytet Europian si hale, ke frike te dalesh naten se te vjedhin, po te jesh femer te perdhunojne te babziturit e egjer nga lindja e mesme e Afrika. Vazhdoni kruheni bythen por ne fund pasojat do i vuaj brezi tjeter jo juve qe derdellisni kto analize pahcavure me fshi sumen. Ne vend te punoni per rinine Europiane derdellisni pallavra.
Ne Amerike ne fakt eshte shume me mire ????
Nje profesor algjerian ketu ne USA me tha se ne France jane mbi 7000 mesuesa dhe profesor Universiteti me origjine Algjeriane.Mos te themi pastaj per afrikanet dhe komunitetet e tjera qe dominojne gjithandej.
Algjeriani ka dashur t'i beje qejfin vetes. Shumica e arabeve dhe zezakeve ne Europe bejne pune te uleta. Plehraxhij, fshesaxhij, drogaxhij. Nuk dominojne dot as mutin e vet, jo me Europen.
Hahaha Amerika eshte me mire thote ky tutkuni. Amerika eshte 1000 here me keq o rrocke. Vetem gjysma e popullsise eshte e bardhe.
Po ti si shqiptar, si emigrant i paligjshëm, me dokumenta fallco apo me një vizë turistike që bredh rrugëve të Francës, Danimarkës apo Amerikës, çfarë roli luan?!!! Të shqetësojnë emigrantët me emrat Muhamed kur ti përbën 90% të këtij besimi të popullsisë shqipfolëse? Apo mos vallë ke kriminalitet në nivele më të ulëta se Muhamedi nga Siria apo Maroku? Do i japësh të drejtë Trump-it kur bashkëshortet e tij kishin shkuar në Amerikë me viza turistike nga vende si Çekosllovakia dhe Jugosllavia, kur ministri i jashtëm është kubanez, kur bashkëshortja e zëvendës presidentit është indiane? Kjo është Amerika, toka e ndërtuar nga emigrantët që sot përbëhet nga 62 milionë latinamerikan, 51 milionë afrikanoamerikan, 25 milionë aziatikoamerikan, 4 milionë araboamerikan, 5 milionë të regjistruar që i përkasin besimit islam! Si mund t'a "pastrojë" dhe të "mbrojë" racën amerikane ky president pa ditur se kush janë amerikanët në realitet?!!!!
I dashur Klimax! Jo per te dialoguar me ty por vetem te te them se je komplet gabim ne perceptimin amerikan. Ne Amerike asnje nuk flet apo vepron per te mbrojtur rracen, sic eshte koncepti evropian dhe me te drejte. Gjermanet jane gjermane dhe francezet jane francez ne gjak dhe ne rrace. Amerikanet jane rrace e perzier dhe fjala amerikan lidhet vetem me te qenit nenshtetas te Amerikes. Per cudine tende ne Amerike "Amerika is first" dhe jo rraca. Ne Amerike jane ligjet qe duhen rrespektuar dhe jo rraca, etj etj... Eshte pak e pakuptueshme per ty qe nje francez apo anglez ne origjine te mos flas si francez apo si anglez ne Amerike, por flet si amerikan... Te tere mbrojne interesat e Amerikes dhe per cudine tende si francezi apo "marokieni", bashkohen ne mendime.....eshte nje bote tjeter e konceptuar mbi te drejten e njeriut dhe jo te rraces. Evropa ka shume per te bere...Kur ne Itali, Greqi, apo Serbi, shqiptari te ndihet si ne shtepine e vet, ahere mund te flasim per Evropen sikur flasim per Ameriken....Deri ahere cudia eshte akoma mister...E verteta eshte se Evropa ka shume per te bere per mbrojtjen e te drejtave te njeriur versus rraces.....
Po Amerika nuk eshte si Europa o rroqe. Amerika eshte ndertuar nga emigrantet europiane dhe pastaj erdhen te tjere nga gjithe bota. Kurse Europa eshte ndertuar nga europianet vendas. Europa eshte shume me e vjeter se Amerika. Edhe nje shishe shampanje ne France, eshte me e vjeter se gjithe shteti amerikan.
Pasuria qe ne shohim sot ne Europe i ka fillesat e saj nga rjepja dhe grabitja e kolonive...
E di qe bota ka me pak emigracion tani sec ka patur 100 vjet me pare. Ku kishte me pare kufij apo viza? Edhe levizja me viza eshte krijim i rreth 50-60 vjet me pare. Vetem 3% e popullates se botes emigron ose imigron. Gjithe injorantet i perdorin levizjet konsiporative dhe Maga per te patur mundesi te kontrollojne pasurite e botes. Ndaj tani kemi bilioner dhe trilioner, kur me pare s'kishte kaq te pasur. Nuk te vjedhin leket emigrantet por milioneret qe duan qe populli i thjeshte te hahet me njeri tjetrin nderkohe qe ata te vjedhin.
Donald Trapi te shohe vendin e tij se eshte 100 here me keq se Europa. Ka llapur 100 here per Europen si kurve e keqe, kur ne Amerike merr me qindra mijera indiane per fuqi te lire punetore.
Se kuptoj , si ka mundesi Po mbaron europa me nje BB 24 triljon euro dhe rasia yll ne ngjitje me BB 2.4 triljon dollare. Me duket se ka hyre njecik zila ktu.
Ja dhe teorite e konsipiracioni te MAGa po dalin. Nje klik te pasurish (shoket e Tramp) po sundojne boten, dhe nje debili i dobishem si Tramp po sulmon vendet aleate qe te dobesoj aleancat e vendeve demokratike dhe ne vend te tyre te ngrihen vende jo demokratike qe punojne kundra perendimit si Kina dhe Rusia. Keshtu vihet nje new world oder ky e keqja mund te miren.
Ajo nuk eshte me shtepi e bardhe, por shtepi e dhier qe kur Trapi sulmoi vendin e tij dhe u muar vesh se ne Ameriqi s'ka demokraci por pushtet ozurpatoresh qe boten e duan nen thundrat e tyre. E ku e ka politiken Trapi dhe Amerika? Ku e ka civilizimin, kulturen dhe respektin per popujt e tjere?! Pra, shtepia e bardhe eshte kthyer ne nje shtepi porno nderkombtare qe e drejton nje pronar haluçinant.
Nuk ka asgje te re. Agjenti Trump zbaton thjesht porosite e Kremlinit te cilat jane si ne rafshin praktin ashtu edhe teorik. Por Europa dhe mbare bota tashme e dine se cfare roli ka Trump dhe po krijojne mbrojtjen e tyre.
Tani qe duan te kontrollojne edhe cfare ke shkruar 5 vjetet e fundit ne mediat sociale perpara se te maresh nje Vizë,tregon fare mire se ku po shkon ky shtet...turp e faqja e zeze!
Alba,te pasurit jane krahun tjeter moj fyçke jo me Trumpin.Te majtet bene fushate me 1.2 Miliarde dollare kurse Trumpi me 470 milion.Ata jane shitur koke e kembe tek korporatat dhe tallin bythen me njerez si ty qe mendon se jane per klasen punetore.
Lene Alben te shkoj te shkundet me cdo kar te doje, fundi i perendimit eshte i lidhur ngushte me shkaterrimin e femres, dhe kjo ka kohe qe ka filluar, duke na i vene kto karet ne pozicione pushteti, duke i denigruar femrat natyrale te bukura, qe duan familjen, apo qe jane fetare etj etj. Tipa si Alba, Endri dhe Klimaxi shohin sot per sot, as per neser jo se skane kapacitet per te menduar aq larg. Nderkohe bota perendimore po zhytet ne nje irrelevance dhe deshperim te pashoq. Popullsia po bie, shkollimi po kthehet ne indoktrinim, nuk lind me njeri, por cmimet e apartamenteve dhe kosto e jeteses vec hypen. Cuditerisht askush nuk proteston dhe nuk i jep shpjegim kesaj dinamike shpopulluese po merren me Donald Trumpin qe po i bi me kar ballit te gjitheve atyre qe ja kan care trapin Amerikes dhe jane mesuar te jetojne ne kurriz te taksapaguesit Amerikan, pa te cilin Europa per 12 ore do pushtohej nga Rusia. Rrini urt dhe futjuni punes, nese nuk doni, do i degjoni pordhet Trumpit e ti thoni falimnderit madje 100 here. Popull bukeshkale.
Bravo Trumpi,perplasja ne fytyre burokrateve te EU qe merakosen me shume per Arabet dhe Afrikanet se sa per ata pe paguajne taksa dhe I votojne.Edhe Ramiu yne I ben zbor duke I folur sikur flet me Saliun,dhe rrine si kurva por kur ja thote Trumpi bejne si trima.
Nuk me duken fare si sulme por e verteta e thene ne sy dhe shkunduni sa nuk eshte vone I thote.Keshtu vepron nje njeri qe te do te miren.Çdo njeri me mend ne koke e shikon qe Europa po degradon çdo dite.Lideret e EU jane te dobet thote Trumpi dhe eshte me se e vertete.Jane katandisur me Ursula,Kos dhe Kalas.A se harrova dhe ate legenin e Frances qe ja fut groaja me shpulle ne sy te botes.
Eshte e vertete se Europa ka probleme me emigracionin, por Ameriqia e Trapit nuk eshte ne pozicion per t'i dhene leksione Europes, sepse vetem 50 perqind e popullsise amerikane eshte e bardhe, me pak se cdo shtet europian. Gjysma tjeter e amerikaneve jane race e perzier nga Amerika e Jugit, arabe, zezake, indiane, pakistaneze, etj etj. Ke ca geto ku nuk futet as policia. Dhe Trapi s'ka bere as nje te dhjeten e deportimeve qe kishte premtuar deri ne kete periudhe. Me shume ka bere lloqe. Plus qe ka shume shanse te humbe zgjedhjet e ndermjetme se shpejti dhe kur te marre opozita me shume kontroll, atehere nuk do deportoje dot as 10 veta. Loqja me surrat te ngjyrosur te shohe vendin e tij te pjerdhur nga bota e trete, para se te tregoje gishtin nga Europa. Me shume ka kakaritur per Europen se ka bere gje per Ameriken.
paragrafi i fundit mbylles i permbledh te gjitha se cfare po mdodh tani me USA.
Po vete Trumpi nuk eshte emigrant? Flitet per te drejte te njeriut . Por sipas Trampit te drejtat e njetiut jane sic mendon ai. Nje nder te drejtat e njeriut qe te vendose vete ku do te jetoje, kuptohet duke zbatuar ligjet e atij vendi ku vendos te ndertoje jeten e tij.
Te zhbehet nje qytetrim si europa nga emigracioni eshte fatkeqsi Presidenti Trump eshte nje bekim per European Po u thote ruani identitetin mos u zhbeni Nuk jam aspak racist por ruajtja e identitete eshte vlere per European dhe boten
USA eshte shtet emigrantesh, i formuar nga emigrante, i perbere nga emigrante. Shkove ti Gani nga fshatrat e Shqiperise atje...dhe te duket vetja se ju emigrantet e atjeshem te USA do mbroni Europen nga rreziku i emigranteve?! Po kjo nuk ka ku te rrije!!! Nje emigrant si ti nga Shqiperia e varfer, qe ngre alarmin mbi rrezikun qe i sjellin Europes emigrantet!!! Ti je vete emigrant o Njeri! Idiot i lindur!