The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet, ai ka frikë për jetën e tij

21 Qershor 2025, 14:20Bota TEMA
The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se

Çështja kryesore është: të shpëtohet Republika Islamike. Më shumë se për jetën e tij, ajatollahut i duhet të ruajë vazhdimësinë e regjimit që ai e drejton prej 36 vitesh dhe të cilit ia ka kushtuar jetën.

Burime nga Teherani tregojnë për New York Times se, nga frika se mund të vritet, i fshehur në një bunker, “Ali Khamenei ka zgjedhur një sërë zëvendësuesish në zinxhirin e tij ushtarak të komandës në rast se drejtuesit aktualë vriten”.

Por jo vetëm kaq: ajatollah Khamenei ka emëruar gjithashtu tre figura të larta të klerit si kandidatë për ta pasuar atë në rast se vritet.

Sulmet e drejtuara të Izraelit, që në vetëm tetë ditë kanë eliminuar mbi 25 prej drejtuesve politikë e ushtarakë mbi të cilët mbështetet Republika Islamike, e kanë shtyrë atë të ketë frikë për jetën e vet.

“Prioriteti absolut është ruajtja e shtetit”, thotë Vali Nasr, ekspert i çështjeve iraniane dhe profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins, për gazetën e Nju Jorkut.

“Gjithçka është e kalkuluar dhe pragmatike”. Burimet tregojnë se djali i tij, Mojtaba, i dyti për nga mosha dhe i konsideruar si pasardhës i mundshëm, nuk është mes emrave të përzgjedhur.

Khamenei po merr vendime për të siguruar diktaturën fetare. Në kohë paqeje, udhëheqësi suprem – autoriteti më i lartë fetar dhe politik në vend – zgjidhet nga Asambleja e Ekspertëve, një organ me 88 anëtarë fetarë të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli çdo tetë vjet.

Sipas Kushtetutës iraniane, udhëheqësi suprem duhet të plotësojë disa kushte të veçanta: të jetë teolog dhe jurist islam (faqih), të jetë i drejtë dhe i devotshëm, të ketë njohuri për kohën në të cilën jeton, të tregojë guxim, iniciativë dhe aftësi drejtuese, dhe të gëzojë njohjen si udhëheqës nga shumica e popullsisë.

3 Komente

  1. L
    Loni

    Në një regjim si Irani, kondita më e thjeshtë duket ajo që vëndet demokratike e kanë më të vështirë, " të gëzojë njohjen si udhëheqës nga shumica e popullsisë." Për plotësimin e kësaj kondite në regjime si ai iranian do të ishte i mjaft një shkop bejsbolli, për t'u thyer brinjët kundërshtarëve.

    Përgjigjjuni
    1. g
      ganiu

      Çallma, në një anë mbron shtetin e tij islamik, duke siguruar vazhdimësinë, në anën tjetër rrezikon pushtetin e tij personal, ndoshta dhe të shtetit të tij. Pasardhësi mund të jetë një besnik dhe më mushkë se ky, por dhe një që mund të ketë kuptuar se duke i rënë murit me kokë, thyet koka e jo muri. Emërimi i jep legjitimitet, dhe brenda species, për vazhdimsi ose ndryshim qeverisjeje.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dyshuesi

        Sistemi I shpjeguar kështu duket demokratik ! Nëse 88 klerikët zgjidhen drejtpërdrejtë nga populli çdo 8 vjet dhe ata nga ana e tyre zgjedhin një kryetar, drejtues , udhëheqës atëherë qenkan në rregull! Interesant !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje