Trazirat në Francë: Pas 17-vjeçarit, një tjetër viktimë nga policia?

5 Korrik 2023, 09:36Bota TEMA

Trazirat në Francë: Pas 17-vjeçarit, një tjetër

Për rreth një jave Franca u pushtua nga protesta masive dhe të dhunshme në të gjithë territorin e saj. Gjatë trazirave përplasjet mes policisë dhe protestueve kanë qenë të ashpra.

Dyshohet se, një 27-vjeçar u vra dhe një person tjetër u plagos nga policia. 27-vjeçari u qëllua gjatë përleshjeve me policinë në Marsejë. Shtrimi në spital nuk e shpëtoi atë nga "goditja e dhunshme në gjoks" e shkaktuar nga një plumb gome.

Sipas mediave të huaja lajmi ka rrjedhur nga prokuroria e Marsejës, e cila nga presioni mediatik u shpreh se “atë natë në zonë po ndodhnin trazira dhe grabitje, megjithëse nuk përcaktohet nëse viktima ishte pjesë e protestave”.


Në një takim me 250 kryetarë komunash nga e gjithë Franca, presidenti Emmanuel Macron shpreh planin e tij për të adresuar situatën pas një jave të shkatërrimeve dhe konflikteve të mëdha.

Lini një Përgjigje