Tronditet Kanadaja: Makina përplas turmën e njerëzve në festival, disa të vdekur dhe të plagosur

27 Prill 2025, 10:16Bota TEMA
Tronditet Kanadaja: Makina përplas turmën e njerëzve në

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin kanadez të Vankuverit, ku një makinë është përplasur me një turmë njerëzish gjatë një festivali në rrugë. Ngjarja ndodhi në një vend ku po mbahej festivali vjetor “Lapu Lapu”, i cili është i lidhur me kulturën filipinase.

Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit dhe po heton rrethanat e ngjarjes.

Kryetari i bashkisë së Vankuverit, Ken Sim, reagoi pas incidentit ku u shpreh i tronditur dhe i pikëlluar për atë që ndodhi.

“I tronditur dhe thellësisht i pikëlluar nga incidenti i tmerrshëm në ngjarjen e sotme të Ditës së Lapu Lapu. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur dhe me komunitetin filipinas të Vankuverit gjatë kësaj kohe tepër të vështirë”, shkroi ai.

3 Komente

  1. B
    Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

    tourkalvanos allah uakbar....

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kritiku

      Ore idiot, lexon ndonje gje ti apo komenton idiotesira? Mos je nga stafi i Temes ti qe te terheqesh komentues dhe te rritet numri i klikimeve?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anri

        Gjalle je ti mo?...:)

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje