Presidenti amerikan Trump e përshkroi telefonatën e tij gati dy orëshe me presidentin rus Putin të martën si “të shkëlqyer”, ndërsa përpiqet të arrijë një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës.
Biseda mes Trump e Putin vjen në mes të përpjekjeve për të ndërmjetësuar përfundimin e luftës pasi zyrtarët ukrainas ranë dakord për një armëpushim të pakushtëzuar 30-ditor në fillim të marsit.
“Ne folëm për shumë gjëra drejt arritjes së paqes, dhe folëm edhe për gjëra të tjera”, tha Trump, duke iu referuar luftës trevjeçare të Rusisë kundër Ukrainës.
Putin nuk pranoi menjëherë një armëpushim të pakushtëzuar, përkundrazi njoftoi të martën pas telefonatës së tij me Trump se Moska do ndalonte sulmet vetëm kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës për 30 ditë.
Trump përsëriti se lufta në Ukrainë nuk do kishte filluar kurrë nëse ai do ishte president, duke i thënë prezantueses së Fox News, Laura Ingraham se “nuk ishte një luftë që supozohej të ndodhte”.
“Tani ka shumë armë të drejtuara ndaj njëri-tjetrit dhe një armëpushim pa shkuar pak më tej do ishte i vështirë. Rusia ka avantazhin,” tha ai.
“Siç e dini, ata kanë rrethuar rreth 2500 ushtarë ukrainas. Ata janë rrethuar dhe kjo nuk është gjë është mirë, dhe ne duam ta zgjidhim këtë. Deri tani nuk ka amerikanë të përfshirë por mund të ketë nëse përfundojmë në Luftën e Tretë Botërore, gjë që është kaq qesharake por ndodhin gjëra të çuditshme.”
Presidenti ukrainas Zelensky mohoi pretendimet e Trump, duke shkruar në X: “Nuk ka asnjë rrethim të trupave tona”.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, organi kryesor përgjegjës për planifikimin e mbrojtjes së vendit, shkroi në faqen e tij në Facebook se “rrethimi” i supozuar është “i rremë” dhe “i sajuar nga rusët për manipulim politik dhe për të ushtruar presion mbi Ukrainën dhe partnerët e saj”.
Bravo Zelenski çirrja masken maskarenjve qe nuk kane fytyre para botes se qyteteruare sote ne shek.21-te dhe sote ne vitin 2025.
Plaku flokekuq thur e thur intriga me Putanen...