Termocentralet, të burgosurit, armët, Deti i Zi: Pikat kryesore të telefonatës Trump-Putin

18 Mars 2025, 22:14Bota TEMA
Termocentralet, të burgosurit, armët, Deti i Zi: Pikat kryesore

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin “ranë dakord që një e ardhme me marrëdhënie të përmirësuara dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë do të kishte përfitime të mëdha, duke përfshirë mundësi të mëdha ekonomike dhe stabilitet më të madh gjeopolitik sapo të arrihet paqja”.

Kështu tha Shtëpia e Bardhë, duke komentuar bisedën telefonike mes dy liderëve.

Këtu janë pikat kyçe, sipas asaj që doli nga njoftimet zyrtare për shtyp duke përmbledhur bisedën.

Armëpushimi në sektorët strategjikë

Udhëheqësit ranë dakord se rruga drejt paqes do të fillojë me një armëpushim në lidhje me infrastrukturën e energjisë dhe sektorët strategjikë.

Do të nisin negociatat teknike për një armëpushim detar në Detin e Zi.

Qëllimi përfundimtar është një armëpushim i plotë dhe një paqe e përhershme.

Shkëmbimi i të burgosurve

Nesër pritet shkëmbimi i 175 të burgosurve rusë me 175 ukrainas, mes Moskës dhe Kievit.

Kënaqësia e dukahme nga Kremlini. “Me ta (SHBA) bota është më e sigurt”, nënvizon Kirill Dmitriev, i dërguari special i Vladimir Putinit për bashkëpunimin ndërkombëtar ekonomik dhe investues.

Fillimi i menjëhershëm i negociatave në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë rënë dakord që negociatat të fillojnë menjëherë me përfshirjen e partnerëve ndërkombëtarë në Lindjen e Mesme.

Përmirësimi i marrëdhënieve SHBA-Rusi

Trump dhe Putin ranë dakord gjithashtu se përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe do të sjellë përfitime të rëndësishme ekonomike.

Shtëpia e Bardhë ka theksuar se stabiliteti gjeopolitik dhe marrëveshjet ekonomike në shkallë të gjerë janë të lidhura me arritjen e paqes.

Konfirmimi i angazhimit për një zgjidhje paqësore në Ukrainë

Kremlini tha se Putin përsëriti angazhimin e tij për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë.

Ndalimi i sulmeve në infrastrukturën e Ukrainës

Putin urdhëroi ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Ndalimi do të zgjasë 30 ditë.

Ndërkohë Putin bën thirrje për “ndalimin e furnizimit me armë në Ukrainë”.

Ndeshjet dhe sportet

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump gjithashtu “mbështeti idenë e Vladimir Putin për mbajtjen e lojërave hokej në Shtetet e Bashkuara dhe Rusi midis lojtarëve rusë dhe amerikanë që luajnë në NHL dhe KHL”.

2 Komente

  1. g
    ganiu

    I madhërishmi Tramp na polli një mi? Jo vetëm një mi por dhe "shtatanik" e gërrmuq? Ky është me të vërtetë për Nobel. Jo çmimin Nobel, por për shpikjen e Nobel. Debil, delirant, narcizist.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      jo vetëm që polli një mi,por dhe bëri një vrimë në ujë!!putana bombardon termocentralet në periudhën vjeshtë dimër!dëmet janë në rreth 70-85%!pra vështirë se mund të shkatërrojë më shumë!!kështu që i leverdis në pushim,në këtë drejtim!ukraina me goditjen që u ka bërë rafinerive dhe tubacioneve të gazit e naftës,është në rillim!i ka shkaktuar një dëm të madh rusisë,por jo në të jëjtën masë me dëmin që ka pësuar në centralet elektrike!!është bërë armpushim dhe në detin e zi e azov,ku nuk ka asnjë anije ruse!ukrainasit i kanë çuar në të sëmës!!sidoqoftë 30 ditë janë!kufizimet që kërkoi puta nuk ju dhanë!ukrain mobilizon e stërvit njerëz,furrnizohet pa ndërprerje me armë dhe kështu që pas një muaji!?mund ti përgjigjet ndonjë goditje ruse me të njëjtën mënyrë ose shumë më rëndë nëse përqëndrohet në një pikë të vetme!!psh një sulm total kundër linjave të gazit e naftës,përfshi dhe rafineritë,do ta mbingarkonte mbrojtjen ajrore ruse dhe do shkaktonte dëme të jashtëzakonshme!!më duket se dje kanë suluar në drejtim të belgorodit!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje