Trump i kërkon presidentit izraelit dhe parlamentit të falin Netanyahun pas akuzave për korrupsion: Kush dreqin do t’ja dijë?

13 Tetor 2025, 16:48Bota TEMA
Trump i kërkon presidentit izraelit dhe parlamentit të falin

Donald Trump kërkoi para parlamentit izraelit që kryeministrit Benjamin Netanyahu t’i falen akuzat për korrupsion që po përballet.

"Z. President, pse nuk i jepni një falje?", tha Trump, duke iu drejtuar Presidentit izraelit Isaac Herzog, i cili ndodhej në Parlament.

Trump pranoi se kjo deklaratë e tij nuk është pjesë e fjalimit të përgatitur, por shtoi se nuk mund të mos e mbështeste aleatin e tij, Benjamin Netanyahun.

"Më pëlqen ky zotëri këtu, dhe duket se ka shumë kuptim, e dini, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, ky ka qenë një nga presidentët më të mëdhenj të kohës së luftës. Puro dhe shampanjë, kujt i intereson", tha Trump duke iu referuar akuzës se Netanyahu kishte marrë dhurata të shtrenjta si puro dhe shampanjë nga biznesmenë të huaj, e duke i bërë thirrje Presidentit të vendit që të lëshojë dekret falje për akuzat e ngritura ndaj Kryeministrit.

 

1 Komente

  1. S
    Salehu

    Po per cfare flet demokracia, atehere rrofte komunizmi qe I vari direkt e nuk priti kete qe te kerkojne ta falin kete karagjoz

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje