Trump: Ka vullnet për të arritur paqen në Gaza

27 Shtator 2025, 17:10Bota TEMA

Trump: Ka vullnet për të arritur paqen në Gaza

Presidenti amerikan, Donald Trump, është entuziast për mundësinë e zgjidhjes së konfliktit në Lindjen e Mesme. Në një postim në Truth Social, ai shkruan se po zhvillohen diskutime produktive dhe prej ditësh po punohet për një marrëveshje.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se po zhvillojmë diskutime shumë produktive me Komunitetin e Lindjes së Mesme në lidhje me Gazën. Negociatat intensive kanë vazhduar për katër ditë dhe do të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje.

Të gjitha vendet janë të përfshira, Hamasi është shumë i vetëdijshëm për këto diskutime dhe Izraeli është informuar në të gjitha nivelet. Ka më shumë vullnet të mirë. Duhet t’i kthejmë pengjet dhe të sigurojmë një paqe të përhershme!”

Nga ana tjetër, vetëm mëngjesin e së shtunës, të paktën 38 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, 25 prej të cilëve në qytetin e Gazës. Në këtë zonë, ushtria izraelite ka nisur kohët e fundit një operacion të ri, me qëllim eliminimin e të gjithë udhëheqësve të Hamasit. Al Jazeera raporton se ushtria izraelite ka sulmuar edhe një fshat palestinez në Bregun Perëndimor.

Ndërkohë, ushtria izraelite bëri me dije se ka shkatërruar me eksploziv banesën e njërit prej sulmuesve palestinezë në Al-Qibya, afër Ramallahut, në Bregun Perëndimor.

Trump: Ka vullnet për të arritur paqen në Gaza

3 Komente

  1. S
    Salehu

    O fashist, paqja ne gaza do ishte arritur ka here por ti fute zagaret ne lufte e ndoshta lufta nuk do perfundoje kurr

    Përgjigjjuni
    1. I
      Igor

      Nji bote Fashiste qe ndegjon cfar perallash shet ky Idiot kur sejcili duhet ta din se plai nuk eshte per ndertimin e Gazes por per ndertimin e Bazes ushtarake te Amerikes qe nga afer ta ndihmoj Izraelin per te pushtuar edhe shtetet e tjera Arabe ,imagjinoni kur disa muslimane thoni publikisht se Islami dote sundoj boten ma mire te thonin se Islami dote zhduket ne shekullin 21 Cifutet e krijuan Cifutet dota zhdukin.

      Përgjigjjuni
      1. i
        idioti

        Ne Tiron ka pas qen nje person i ngjashem me nofken "buçi ha mish derri".Sa idiote eshte bere bota e veçanerisht propaganda nepermjet kazanit mediatik,ku ndonje dite do te japin lajmin se sa ka dhjere sot Trampi dhe kush e mban rekordin.Te mos harrojme qe ne kete sistem prioritet ka carrlleku.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje