Trump: Kërkoj fund të vërtetë të konfliktit Izrael-Iran, jo thjesht armëpushim

17 Qershor 2025, 13:04Bota TEMA
Trump: Kërkoj fund të vërtetë të konfliktit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish situatën në Lindjen e Mesme, duke përsëritur qëndrimin e tij të prerë ndaj Iranit.

Gjatë një deklarate për gazetarët në bordin e avionit presidencial Air Force One, Trump u shpreh: “Irani nuk mund të ketë armë bërthamore.”

I pyetur nëse SHBA mund të bëjë më shumë për të ndihmuar Izraelin, Trump tha se “aktualisht po bëjmë mjaft mirë”, duke shtuar se fokusi i tij është që “njerëzit të jenë të sigurt”, në lidhje me thirrjen që bëri më herët për evakuimin e qytetarëve nga Teherani.

Presidenti amerikan mohoi se po kërkon një armëpushim, duke theksuar:
“Nuk po kërkojmë një armëpushim. Po kërkojmë diçka më të mirë se një armëpushim.”

I pyetur se çfarë mund të jetë “më mirë” se një armëpushim, ai u përgjigj shkurt: “Një fund i vërtetë. Jo armëpushim, por një fund.” 

1 Komente

  1. U
    USA-non sens

    Tramp eshte nje Llapaqen i ndyre..dhe pa sense Politike dhe Diplomacie... @@Predisenti me nje Nivel shume te Dobet ....pse nuk thua do te Bejme te Pamunduren te Ndalojme Luften????? Ku jane Ekipet e Negocjatoreve........ @@Tramp....nuk po shkon me mire te Danny Daniels...te "Freskohesh ne krevatin e saj te Kurverise"???

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje