Trump sulmon Zelenskyn: Veprimet e tij më irritojnë, vetëm unë dhe Putini do të shkojmë në Alaska

12 Gusht 2025, 09:33Bota TEMA
Trump sulmon Zelenskyn: Veprimet e tij më irritojnë, vetëm

“Në fund do t’i fus Putinin dhe Zelenskyn në një dhomë – unë mund të jem aty ose jo – dhe do ta zgjidhim”, ka thënë Donald Trump, por takimi trepalësh nuk do të ndodhë të premten. “Volodymyr mund të vijë, por ka marrë pjesë në shumë samite të tjera kot”, tha dje presidenti amerikan, duke u treguar gazetarëve, menjëherë pas konferencës së gjatë për shtyp mbi “emergjencën e krimit” në Uashington, se ukrainasi nuk do të jetë në Alaskë. “Do ta kuptoj për dy minuta nëse Putini dëshiron të arrijë një marrëveshje”, deklaroi Trump, duke i mbyllur gojën më pas gazetarit që e pyeti se si, me një përgjigje të shkurtër: “Sepse kjo është ajo që bëj. Marrëveshje”. Vetëm atëherë, shpjegoi ai, do të telefonojë “Zelenskyn dhe Evropën. Këto ditë i kam kontaktuar shumë herë, e di mirë pikëpamjen e tyre”.

Ai aludoi, në mënyrë të paqartë, edhe për mundësinë e një heqjeje të ardhshme të sanksioneve me një rikthim në normalitetin e shkëmbimeve tregtare me Moskën: pikërisht ajo që udhëheqësit evropianë i kishin kërkuar të mos bënte. Më pas tregoi se nuk kishte ndryshuar mendim mbi mundësinë e një shkëmbimi territoresh: “Mund të ketë disa ndryshime të vijës kufitare. Rusia ka pushtuar një zonë të gjerë të Ukrainës. Territore me rëndësi të madhe. Do të përpiqemi që një pjesë t’ia kthejmë Kievit”, tha ai, duke u zgjatur në vlerësimet e pasurive të paluajtshme të disa pronave, për të theksuar nevojën që edhe Zelensky të bëjë lëshime. Duke shkuar deri aty sa ta kritikonte: “Më irriton. Flet për nevojën e miratimit kushtetues. E pati për të shkuar në luftë e për të vrarë, e tani i duhet për të bërë një shkëmbim territoresh?”.

Kjo është një referencë për faktin se për t’i dorëzuar ato do të duheshin ndryshime në Kushtetutën e Ukrainës. “Do të dëgjoj çfarë ka për të thënë Putini dhe do t’i përgjigjem ose “suksese, vazhdo luftën” ose “kemi një marrëveshje”. Më pas e minimizoi: “Nuk më takon mua ta përfundoj këtë luftë, nuk është e imja, është bota e Biden-it. Por Putini flet vetëm me mua dhe unë do t’i them ta ndalë”. I entuziazmuar nga prania e rusit: “Respekt në vendin tonë”. Derisa bëri një lapsus: “Të premten po shkoj në Rusi”, e përsëriti dy herë, duke iu referuar territorit arktik që amerikanët e blenë nga Moska në vitin 1867.

Sigurisht, takimi është shumë afër: por shumë çështje logjistike mbeten ende të pazgjidhura. Për shembull, mungon ende detaji jo i parëndësishëm i vendit të zhvillimit. Sipas CNN, zyrtarët janë prej ditësh në terren për të vlerësuar opsionet dhe vendndodhjet që i përgjigjen më së miri nevojave të sigurisë që kërkon një samit i tillë. Duke vrapuar kundër kohës për të organizuar axhendën dhe detajet e ngjarjes. Thashethemet nuk mungojnë: përmendet Girdwood-i piktoresk, i themeluar nga kërkuesit e arit që e quanin “Qyteti Glacier”, qyteti i akullnajave. Aty ndodhet resorti Aleyska dhe në ato ditë është plotësisht i rezervuar: kush e di nëse kjo lidhet me samitin apo me sezonin turistik. Opsion është edhe baza ushtarake Elmendorf-Richardson, 20 kilometra nga aeroporti i Anchorage, qyteti më i populluar. Një mundësi tjetër është hoteli Captain Cook, ku në vitin 2021 u zhvillua takimi mes Biden dhe Xi Jinping: por për momentin kryetarja e bashkisë Suzanne LaFrance thotë se nuk di asgjë. Së fundi, përmendet edhe Fairbanks, qyteti i dytë më i madh në Alaskë: 40 kilometra nga baza ajrore Eielson, një nga bazat më veriore. Gjithmonë, nëse nuk vendoset të zhvillohet në një nga ishujt e shkretë./La Repubblica

10 Komente

  1. F
    Fallxhori

    Kush e ka autorizuar nga populli Ukrainës këtë Don Zhuan, që të negociojë për të. Kujton se po bën tregti për interesat e tij? Hajde politikë, hajde.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Majakovski

      Ore fallgjor! Ala se paske marrë vesh se luftën në ukrain e pregatiti dhe financoi amerika me perendimin kolektiv! Dhe meqense humbja e ukrainës dhe perendimit sa vjenë e po thellohet, Trumpi po mundohet të shpëtoj çfarë mund të shpëtoj, po më kryesorja është ta nxjeri amerikën sa më të pastër nga grropa skeptike qe e futi debili Bide, idhulli jot dhe i injorantit cenosuma e ganimete me shokë!

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        paske bërë përparime o maja me kova??e paske shkrujt pseudonimin si duhet??o koqe e fishkur nga trutë,me të vërtetë i ke këto gomarllëqe që shkruan??ti ka thënë ai skarsiteti i familjes kenedei,apo kaCo alFredo??aman të keqen ti mua,mo ha shumë mut,se dhe me kaq qelbe dynjanë!!

        Përgjigjjuni
      2. a
        anti25642654censurë

        "Kush e ka autorizuar nga populli Ukrainës këtë Don Zhuan, që të negociojë për të."?fare kollaj o lal!!ne legenët e europës!!para 2000 vjetësh ata spartanët,që ne akoma i mbajmë mënd si një popull që përveç luftës nuk njihnin asgjë tjetër,u këthyen në spartanët që konkuronin se kush do shkruante më bukur dhe kush do tregohej më paqsor!!pas L1B dhe sidomos pas asj që e pasoi,L2B,europianët ngadalë,ngadalë u këthyen nga kontinenti më luftarak në kontinentin e "fillozofisë" së jetës!se si duhej shijuar,sidomos pa punuar,se si duhej shijuar jeta duke shfrytëzuar shtetin social,e mbi të gjitha,arritën deri atje sa filloi të vihej në dyshim egzistenca e ushtrive në vëndet europiane!kjo filloi të përflitej në fillim të viteve '90 dhe u bë tërkuzë në dekadën e parë të viteve 2000!ky është autorizimi që i kemi dhënë këtij thesi me dhjamë!edhe pas 3 vjetëve,europa akoma diskuton nëse duhet ti dërgohen këto e ato armatime ukrainës!shkaku??a janë në gjëndje ti përdorin,apo jo ukrainasit,janë apo nuk janë brënda kushteve teknike, janë brënda a jashtë etikës,për të mbrojtur a për të sulmuar kriminelin që të vret!akoma pas tre vjetësh diskutohet se a duhet apo jo të prodhohet ndonjë gjë më shumë,sepse ndoshta nuk ja vlen,sepse ndoshta rusia nuk shkon më tutje se donsku ukrainas!prandaj ky thes me budallallëk të pamasë,duam apo nuk duam ne!?ky e ka marrë autorizimin nga mëndja e tij!e ky autorizim është shkruar me pak fjalë:"unë ju lë në baltë prandaj jeni të detyruar të bëni atë që dua unë"!!lali të kujtohet takimi me ushin(ursula von der lein)në skoci??të gjithë thamë "sa poshtë ra europa para këtij thesi me budallalëk!!jo lali,ai e ka kapur ushin,për koqesh(pavarsisht se nuk ka)!prandaj jemi të detyruar të dëgjojmë pordhët e qelbura të këtij sallami mortadel!!kjo ndodh gijthnjë kur ti i lë interesat e tua në dorë të tjetrit!e kur "tjetri" është një copë mishi i lyer në portokalli,bën çi do qefi!!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Doktori

          Mundësia e marrjes nën kontrollë të cenosumës nga ndonjë psikolog a psikiatër mbas dt 15 gusht është 0 (zero)! Iku për lesh arapi i ziu!

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            "Iku për lesh arapi i ziu!",për lesh,për lesh,por mos harro se është leshi i pidhit të satëme!!diku duhej të mbahesha për tia zhytur deri ku i bëhej qefi!!më mbeti leshi në dorë!!ajo që nuk arrita të kuptoja ishte:jot ëmë bërtiste nga kënaqsia a nga dhimbja!?ska rëndësi,ma thotë herën tjetër!ndoshta duhet ta kap për flokësh,dhe mund të mbetet tullace si në gop!!

            Përgjigjjuni
      3. K
        KROI MBRETIT

        Paqja ne Ukraine ishte pjese fushates se Trump.

        Përgjigjjuni
        1. X
          XXXL

          Degjoni kete byth-qirin " anti......." se nuk ha mut kat ai, pas cdo komenti del ky i paralizuar qe rri vetem ne kompjuter per te korrigjuar cdo komentues, a thua se kane te gjithe mendjen e tij qe e ka trurin pa asnje rrudhe si ato fasulet plla-qi te Korces apo dystaban. Mos ja vini re komentuesit "anti......" eshte i goditur ne tru qe kur ka pare LIVE mamin duke u shkerdhyer per dy lek.

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            nuk ma merr mëndja se e ke me të vërtetë këtë punën e paralizës o gjë e trashë(stacionare)??ti e di sa i pëlqen satëme!!ty të ka bërë të trashë ,por ajo vetë është thëllëzë,e thinjur pak,por prapë thëllëzë!!si e bën lapdensin ajo duke u mbajtur në tubin e mishit,se bën kush!!ajo ta ka thënë se sa kënaqet!lëre xhelozinë dhe vazhdo e ha mut sa të duash!!

            Përgjigjjuni
          2. P
            Pirdhni se liroheni

            Z President veprimet e gaztorit Zelenski mos i merr seriazisht se edhe ai vete e di se cfare trapi dhe cfare traplleqe thote, mjete populli i Ukraines ku me zgjefhjen e tij shkoj ja nga shiu ne bresher, por poshte vullkanit qe te djeg me llave dhe te vret me guret qe hedh.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje