Trump për fotot e reja me Epstein: Nuk është gjë e madhe, ai njeri kishte foto me këdo

13 Dhjetor 2025, 11:38Bota TEMA
Trump për fotot e reja me Epstein: Nuk është gjë e madhe, ai

Presidenti amerikan, Donald Trump u pyet nga gazetarët lidhur me fotot e reja të publikuara nga arkivi personal i Jeffrey Epstein.

Trump në përgjigjen e tij u justifikua me faktin se Epstein shfaqet kudo dhe se ka foto me të gjithë. Sipas tij fotot me të nuk janë ndonjë gjë e madhe.

“Nuk i kam parë, por të gjithë e njihnin këtë djalë, ai ishte kudo në Palm Beach, ka fotografi me të gjithë. Dua të them, ka qindra njerëz që kanë fotografi me të, nuk është ndonjë gjë e madhe. Nuk di asgjë për këtë”, tha presidenti.

Në total, 19 fotot konfirmojnë se Epstein kishte lidhje në të kaluarën me një sërë figurash të fuqishme dhe të famshme, marrëdhëniet e të cilëve me të tani po shqyrtohen.

Një foto tregon Trumpin me gjashtë gra me kurora me lule rreth qafës, fytyrat e të cilave janë mbuluar nga komiteti që publikoi pamjet.

 

 

Lini një Përgjigje