Trump urdhëron vendosjen e trupave në Portland: Do përdorim forcën e plotë nëse duhet

27 Shtator 2025, 22:57Bota TEMA
Trump urdhëron vendosjen e trupave në Portland: Do përdorim

Presidenti Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e trupave amerikane në qytetin e Portlandit, Oregon, duke e cilësuar atë si një qytet “të shkatërruar nga lufta” dhe duke autorizuar përdorimin e “forcës së plotë” në rast se situata e kërkon.

Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump deklaroi: “Po udhëzoj Sekretarin e Luftës, Pete Hegseth, të sigurojë të gjitha trupat e nevojshme për të mbrojtur Portlandin e shkatërruar nga lufta.”

Ai shtoi se qëllimi është mbrojtja e “çdo objekti tonë të ICE që ndodhet nën rrethim nga sulmet e Antifas dhe terroristëve të tjerë vendas”.

Megjithëse Trump autorizoi përdorimin e “forcës së plotë”, ai nuk sqaroi nëse do të aktivizohen njësi të Gardës Kombëtare apo forcat e rregullta të ushtrisë. Gjithashtu, mbetet e paqartë se çfarë nënkuptohet konkretisht me “Forcën e Plotë”.

Më herët gjatë javës, ai nënshkroi edhe një urdhër që përcakton zyrtarisht Antifa-n si një organizatë terroriste vendase.

3 Komente

  1. L
    Layne

    Flm President Trump ! Jetoj ne Portland Oregon mbi 40 vjet dhe me perpara ka qene vend me i bukur . Tani eshte mbushur me pedo dhe race muti

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Bravo Trump! Antifa është organizatë terroriste e përbëtë nga islamistë, komunistë dhe transgjinorë.

      Përgjigjjuni
      1. O
        O Zot mire djallin e krijove, por pse krijove dhe

        Dakord-iot! Nuk egziston nje organizate e quajtur ANTIFA, por kokpeshqit peshkohen kollaj nga dogma e propaganda. Perpara se te ndjekesh politikanet verifioko ato qe thone per te dy krahet e kam keshillen. Per informacion - ANTIFA eshte si te thuash Emajta, Qendra, E Djathta te cilat nuk jane organizata por qasje e gjere, botkuptime. Ashtu sic nuk ka Organizata e Majte apo Organizata e Djathte te regjistruar sepse nuk egzistojne ashtu nuk ka edhe ANTIFA. Por ju merr karrota portokalle per dore e ju con ku do ai sepse injoranca eshte problemi i vertete. Shko verifikoje dhe mbasi ta verifikosh na thuaj ku eshte selia e kesaj organizate? Kush eshte Kryetari? sa dege ka e ku i ka? Dhe do kuptosh se eshte mjet per te lidhur ty me teorite konsiprative e jo organizate e vertete. Sa per kulture: Antifa buron nga shkurtimi i fjaleve ANT(I) - FA(SHISTE)

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje