U gjet e vdekur poshtë një dysheku në një shtëpi të braktisur - Ish i dashuri i 14-vjeçares rrëfen krimin: E godita me gurë në kokë sepse më la!

28 Maj 2025, 13:20Bota TEMA
U gjet e vdekur poshtë një dysheku në një shtëpi

Është arrestuar autori i vrasjes së 14-vjeçare, Martina Carbonaro, e cila u gjet e pajetë në një shtëpi të braktisur në zonën e Afragolas të Italisë.

Sipas mediave italiane, mësohet se adoleshentja është goditur me gur në kokë nga ish i dashuri i saj Alessio Tucci, pasi nuk ka përballuar dot ndarjen. Tucci është arrestuar pasi është vënë re nga kamerat e mbikëqyrjes të instaluara në zonë.

Nga kamerat është parë se të dy ata kanë kaluar në stadiumin Moccia dhe më pas duke hyrë në shtëpinë e braktisur të kujdestarit të objektit sportiv. Ndërkohë, pak orë më vonë 19-vjeçari është parë të dalë nga shtëpia i vetëm.

Në dëshminë përpara autoriteteve, Tucci është shprehur se e ka goditur me gur në kokë të cilin e kishte gjetur në vendin e ngjarjes.

"E godita me një gur të gjetur në vend, nuk donte të kthehej më me mua”, është shprehur ai.

Vajza, e quajtur Martina Carbonaro, ishte zhdukur të dielën pas një mesazhi që kishte dërguar, ku njoftonte se po dilte për t'u takuar me një shoqe.

Pas disa orësh pa kontakt, nëna e saj përpiqej ta telefononte, por telefoni i vajzës ishte fikur dhe nuk kishte asnjë informacion tjetër për vendndodhjen e saj.

Trupi i pajetë i Martinas u gjet në një kasolle të braktisur pranë stadiumit "Moccia", jo shumë larg shtëpisë së saj. Ajo ishte fshehur nën një dyshek, një vend që u identifikua pas analizimit të kamerave të sigurisë, të cilat kishin regjistruar lëvizjet e vajzës.

2 Komente

  1. S
    Si mundet te vrasesh nji Engjull si kjo !

    E tmerreshme ... Femijet kerkojn Edukim ne Familje dhe Shkolla

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xha Braho

      19 25 = 44 vjec filloje jeten perseri nga e para. Biles do ta kesh femerore kesaj radhe se do jesh bere gay, dmth bythe...ire.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje