U largua për t’u takuar me shoqet, 14-vjeçarja gjendet e vdekur në një shtëpi të braktisur

28 Maj 2025, 11:53Bota TEMA
U largua për t’u takuar me shoqet, 14-vjeçarja gjendet e

Një ngjarje tragjike ka tronditur Italinë, ku një vajzë 14-vjeçare nga Afragola është gjetur e vdekur pas dy ditësh kërkimesh intensive.

Vajza, e quajtur Martina Carbonaro, ishte zhdukur të dielën pas një mesazhi që kishte dërguar, ku njoftonte se po dilte për t'u takuar me një shoqe.

Pas disa orësh pa kontakt, nëna e saj përpiqej ta telefononte, por telefoni i vajzës ishte fikur dhe nuk kishte asnjë informacion tjetër për vendndodhjen e saj.

Trupi i pajetë i Martinas u gjet në një kasolle të braktisur pranë stadiumit "Moccia", jo shumë larg shtëpisë së saj. Ajo ishte fshehur nën një dyshek, një vend që u identifikua pas analizimit të kamerave të sigurisë, të cilat kishin regjistruar lëvizjet e vajzës.

Hetimet janë ende në zhvillim, dhe një nga pistat kryesore që po dyshohet është një djalë nga Verona, me të cilin Martina kishte komunikuar kohët e fundit përmes internetit. Autoritetet po analizojnë çdo informacion të mundshëm për të sqaruar ngjarjen.

Lini një Përgjigje