Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump për tarifa prej 50% ndaj unionit, duke i kërkuar Komisionit Evropian të vazhdojë të flasë me Uashingtonin në vend që të ndjekë rrugën e konfrontimit.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni zhvilloi një telefonatë emergjente me Trumpin disa orë pasi presidenti amerikan bëri kërcënimin e tij të premten, thanë zyrtarët italianë, për Financial Times.
Ata shtuan se Meloni më pas foli me presidenten e komisionit Ursula von der Leyen, duke i bërë thirrje asaj të zgjidhë mosmarrëveshjet me Trump përmes negociatave.
Organi ekzekutiv i Brukselit shtoi se udhëheqësi italian ishte një nga disa udhëheqës të BE-së që foli me presidentin e komisionit në fundjavë. Von der Leyen më pas e bindi presidentin amerikan që të shtynte taksat e rritura me më shumë se një muaj, deri më 9 korrik.
po eshte e qarte qe i druhen sepse Trump eshte nje gjeni ne fushen e ekonomise, jemi ne rrugen e drejte per MAGA, situata ekonomike po permisohet ndjeshem dhe eshte ne rruge te mbare, si amerikan i them perendise: faleminderit qe na e solle Trumpin si POTUS-in tone