Ish-drejtoresha e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Susan Monarez, ka deklaruar para Komitetit të Senatit për Shëndetin se ajo u shkarkua nga detyra pasi do të refuzonte kërkesën e sekretarit të Shtetit për Shëndetësinë, Kennedy, për të shkarkuar zyrtarë që mbikëqyrnin politikën mbi vaksinat.
"Nuk do ta bëja një gjë të tillë dhe besoj se kjo është arsyeja e vërtetë se pse u pushova. U shkarkova sepse ruajta linjën e integritetit shkencor", tha ajo.
Monarez ka shtuar në dëshminë e saj se Kennedy ka folur disa herë me Shtëpinë e Bardhë, përpara takimit ku zyrtarizoi shkarkimin.
Lini një Përgjigje