Rusia hakmerret për sulmin në urën e Krimesë. Ushtria e Vladimir Putin lëshoi një sulm të fuqishëm në rajonin e Odesës në jug të Ukrainës.
Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se bombardimet janë kryer kryesisht në vendqëndrime të ushtrisë së Kievit, siç thuhet, për të parandaluar sulme të tjera në drejtim të Federatës. Në Odesa është shënjestruar një zonë detare ku gjendeshin disa anije.
Mbrojtja ukrainase bën me dije se ka rrëzuar 6 raketa Kalibr dhe 21 dronë iranianë që ishin lëshuar në drejtim të rajonit jugor.
“Mbetjet e raketave kanë dëmtuar infrastrukturën portuale në Odesa”, njoftoi komanda ushtarake.
Ndërsa zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, sulmin e Rusisë në Odesa dhe Mikolaiv e konsideron një provë që Moska dëshiron të vendosë në rrezik jetët e 400 milionë personave në shtete të ndryshme që varen nga eksportimet e drithërave nga Ukraina.
“Bota duhet të kuptojë se qëllimi i Rusisë është që t’i bëjë njerëzit të vuajnë nga uria dhe t’i vrasë. Ata kanë nevojë për valë refugjatësh. Kështu duan të dobësojnë Perëndimin”, tha shefi i zyrës presidenciale Andry Yermak.
Rusia kundërpërgjigjet, jo vetëm ndaj Kievit, por edhe perëndimit, duke theksuar se do të ofrojë furnizim falas me grurë dhe drithëra për shtetet e Afrikës. Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se ka shmangur një sulm masiv nga Ukraina kundër Krimesë së aneksuar. Raportohet se janë rrëzuar 28 dronë. Megjithatë, banorët në gadishull kanë sinjalizuar për shpërthime të fuqishme.
Gjatë të hënës, Ukraina sulmoi urën Kerç të Krimesë, që e lidh atë me Rusinë. Kievi u justifikua duke nënvizuar se bombardimi u bë për të penguar furnizimet me armë për ushtrinë pushtuese. Ura e Krimesë u hap në vitin 2018 dhe mundëson udhëtimin rrugor dhe hekurudhor midis Rusisë dhe gadishullit të aneksuar.
Ajo është shumë e dashur për presidentin rus, Vladimir Putin, i cili personalisht e ka inauguruar dhe kur u dëmtua gjatë luftimeve, u angazhua personalisht për riparimin e saj.
Ukraina do te shperbehet si shtet, pjesen e luanit e gllaberon Polonia e me rradhe Rusia e te tjere.
NGA gruri qe dergon ukraina vetem 3 perqind shkon per afrike. Pjesa kryesore shkon.pet vendet e perendimit. Kete e Di dhe bufi ...vec mediat spo e ditka .gjoja ju hapet barku per afrike,ku.pasi e dogjen e vodhen,akoma.perpiqen ta mjerojne. Perendimi po skaterron veten ,duke u perpjekur te rrethojn rusine me raketa gjoja NE Emer te NATOs. Mbani Biden,scholz,trudone,Sorros,schwabb me shoke se NE bythe e keni. Dhe barinjte e Afganistani e vune bidenin perpara mu si.lopa.
EDHE JU KOMENTUES NE FAVOR TE RUSISE........PIRDHNI SE JU BEN MIRE POR PROBLEMI ESHTE SE RUSI NUK DO NDALET SIC PO NDODH PUSHTOI KRIMENE DONBAS E KHERSON E TANI DON UKRAHINEN ,PASTAJ POLONINE DHE TE GJITHE EUROPEN PO E LANE ZGJIDHUR.....I DUHET KAPISTRA.......DHE SE SHOEJTI DO TA HAJE GERNETEN POR SDON QE SDON TA KUPTOJE SINDOZOT PUNA JUAJ.........
Nga i nxore keto konkluzione z. Pordhison, qe rusia do pushtoj polonin e me rradhe gjithe europen! Vetem nje fakt po te permend, mbas luftes se ftohet, rusia terhoqi ushtrin nga gjermania lindore, kurse amerika shtoi ushtrin ne gjermani, konkluzionin nxire vet se kush eshte agresiv e luftenxites, oi pjerdhuri favorit i homovet te perendimit!
Mesymja e Ukraines padyshim qe do e çliroje Krimene. Po pritej prej kohesh. Uroj te shkoje mbare e mire. Shpresoj dhe besoj se per 2-3 dite mesymja do kurorezohet me sukses. Ruset do zhduken nga Krimeja se shpejti.