Ukrainasit të tronditur: Sportisti ynë më i famshëm, bashkëpunim me rusët!

11 Korrik 2023, 13:20Bota TEMA

Ukrainasit të tronditur: Sportisti ynë më i famshëm,

Sergej Bubka, atleti më i madh në historinë e Ukrainës, 35 herë mbajtës rekord botëror në kërcimin me shkop, kampion i shumëfishtë evropian dhe botëror dhe fitues olimpik, nga 2005 deri në 2022 në krye të Komitetit Olimpik Kombëtar, mbajtës i titullit të Heroi i Ukrainës dhe ish-deputet – që nga fillimi i agresionit rus kundër vendit të tij, ka furnizuar me naftë forcat pro-ruse në Donbass, sipas një zbulimi që bëri jehonë në Ukrainë fundjavën e lënë pas.

Kompania Mont Blanc, e cila i përket sportistit të njohur Sergej Bubka dhe vëllait të tij Vasilij, operon në zonat e pushtuara përkohësisht dhe u shet karburant terroristëve, thuhet në hulumtimin e portalit Bihus.Info.

Në fakt nuk bëhet fjalë për shuma të mëdha parash – bëhet fjalë për 9000 dollarë, por emocioni u shkaktua nga zbulimi se ishte i famshmi Bubka ai që bënte tregti me pushtuesit e vendit të tij.

Hetimi gazetaresk zbuloi se në fillim të vitit 2023, Bubkin Mont Blanc u shfaq në regjistrin rus të personave juridikë, dhe në maj, kompania lidhi kontrata zyrtare në Donbasin e okupuar për furnizimin me karburant për më shumë se 800 mijë rubla. Të gjitha kontratat me pushtuesit mbajnë firmën e Vasilij Bubka-s si drejtues i kompanisë, i cili thuhet se është shtetas i Federatës Ruse, ndërsa Sergej Bubka figuron si shtetas i Ukrainës në të njëjtat dokumente. Kompania familjare e Bubka-s ka gjithashtu të paktën gjashtë pika karburanti, të cilat të gjitha ndodhen në territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia: katër në Donetsk dhe nga një në Makiivka dhe afër Volnovahas.

Kompania Mont Blanc është biznesi i vjetër familjar i Sergej Bubka-s. Ajo u themelua në Donetsk dhe merrej me tregtinë e karburanteve dhe sipas regjistrit ukrainas të personave juridikë, nuk u mbyll as pas pushtimit të një pjese të Donbasit. Përpos Sergej Bubka-s, pronarë të biznesit janë vëllai i tij Vasilij dhe nëna Valentina. Ndonëse është i famshëm, Bubka prej kohësh dyshohet për pikëpamjet e tij pro-ruse. Në fund të fundit, ai ishte një përfaqësues i Partisë së Rajoneve, të udhëhequr nga Viktor Yanukovych, i cili dezertoi në Rusi pas “Maidan”-it.

Tashmë në prill të vitit të kaluar, portali ukrainas Sport.ua akuzoi Bubka-n se po sillet “nga fryn era” dhe po pret derisa të bëhet e qartë nëse Rusia apo Ukraina do të fitojnë.

Konkretisht, që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, ndonëse ishte president i Komitetit Olimpik Kombëtar të Ukrainës që nga viti 2005, Sergej Bubka nuk bëri reagim për javë të tëra. Kur, në fund të shkurtit 2022, atletët ukrainas i dërguan një apel me shkrim Komitetit Olimpik Ndërkombëtar me një ftesë për të ndaluar sportistët nga Rusia dhe Bjellorusia të performonin, nuk kishte asnjë nënshkrim të atletit kryesor të Ukrainës nën këtë ftesë.

Ai u shfaq papritur në Kiev më 15 prill 2022, por shkaktoi zemërim tek ukrainasit pasi mezi arriti të nxirrte një deklaratë për agresionin rus në Ukrainë. Pak kohë më parë, në fillim të muajit mars, përmes rrjeteve sociale, ai tha shkurt se “vendin tonë e ka gjetur halli” dhe se “ukrainasit janë të fortë dhe të pathyeshëm”, por nuk përmendi se ishte një akt agresioni, nuk i emëroi përgjegjësit e luftës, as nuk e dënoi Rusinë si agresore dhe as nuk kërkoi që udhëheqja e Komitetit Olimpik të largonte rusët dhe ndihmësit e tyre bjellorusë nga të gjitha garat ndërkombëtare.

Ukrainasit u zemëruan sepse në një nga intervistat e rralla, ai shqiptoi vetëm fraza si “Unë bëj thirrje për t’i dhënë fund kësaj lufte” dhe “Jam shumë i impresionuar nga ajo që po ndodh në vendin tim”.

 Edhe më vonë, Bubka nuk donte të përfshihej më aktivisht në anën e Ukrainës, dhe tetorin e kaluar ai u largua nga kreu i Komitetit Olimpik atje. Me sa duket, pas zbulimit se ai po tregëton në Donbass, Ukraina do ta kujtojë atë si dikush që ka qëndruar në anën e Rusisë në luftë, dhe jo si një kampion i madh, komentojnë disa media. /tesheshi.com/

6 Komente

  1. Z
    Zhvejku

    Te gjithe ata qe jane kunder luftes jane tradhetar, ndersa keta qe e ç'varosen dhe e shiten ukrainen tek homot e perendimit jane "heronjet" e saj. Propagand per analfabet funksional.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zhvejku

      Bravo! Paskan preparuar 1km, prandaj e meritojn te behen antar te natos, bile qe neser. Une jame i mendimit qe Bidja dordoleci tja dorezoj valixhen berthamore Zheles gastorit, qe ti beje popujt te gajasen duke qeshur ne boten e pertejme.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Moisi Golemi

        Zhvejkut ia paskan shkërdh¥er femrat e shtëpisë ushtarët rusë, prandaj i do kaq shumë.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zhvejku

          O shqipofoles Mo isi, meqe ti simpatizon ukrainasit dhe zezaket e natos i bie qe femrat e konakut tat te jene shkerdhyer nga raca sllave dhe zezaket e perendimit! Ytt race inferiore, shiko ato rospiet e tua qe konkurojne me ukrainaset neper semeforet e europes, dhe meqense mbiemrin e ke purro sllav "golem"(do te thote i madhe) po te sygjeroj te shkokosh andej nga dibra qe te hash mutin me te madhe te dibranevet sllav...!

          Përgjigjjuni
      2. e
        erand

        Ky qenka si Sali non grate qe furnizonte me nafte Serbine e Sllobodanit.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arzt

          Po mire mo gazetare injorante, ça ka per t'u çuditur ketu? Bubka eshte rus, qe jetonte ne Ukraine. Kaq e thjeshte eshte

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje