
Vajza e Presidentit rus Vladimir Putin raportohet t’i jetë nënshtruar një trajtimi për fytyrën, i njohur si ‘vampire facelift‘.
Katerina Tikhonova, 35 vjeç, iu nënshtrua një trajtimi për rimodelimin e fytyrës, i përdorur dhe i preferuar edhe nga Kim Kardashian, shkruan Daily Mail.
Tikhonova, udhëtoi për në Mynih për të kryer trajtimin, i cili përdor gjakun e vetë pacientit, për “ngritjen”, ose rimodelimin e fytyrës duke injektuar plazmë dhe acid hialuronik.
Sipas mediave gjermane, asaj iu mor gjak, i cili u përpunua dhe u injektua përsëri nën lëkurë në një trajtim që kushtonte 4,310 Paund një seancë, ose afro 5 mijë euro, shkruan “Bild”.
Ajo gjithashtu iu nënshtrua procedurave të Botox-it dhe ka kryer injeksione të acidit hialuronik për të trajtuar rrudhat në ballë dhe rrudhat rreth buzëve.
Raporte të mëparshme kanë sugjeruar se dhe babai i saj, Putin dhe e dashura e tij e supozuar Alina Kabaeva, 39 vjeçare, një gjimnaste ruse, i janë nënshtruar të dy trajtimeve me Botox.
Një komentues rus shkruan në internet për lajmin e Katerinës: “Ashtu si babi i saj…”.
Një tjetër pyeti: ‘Vajza e Putinit harxhoi mijëra euro në një procedurë të çuditshme bukurie – a dëshiron ajo, ashtu si babi i saj, të jetë më e re dhe të jetojë përgjithmonë?’
Katerina Tikhonova, më e vogla nga dy vajzat e Putinit nga martesa e tij me ish-zonjën e parë të Kremlinit, Lyudmila, ishte e martuar me miliarderin më të ri rus, Kirill Shamalov, 40 vjeç.
Ajo mendohej se jetonte kryesisht në Mynih, por u zhvendos në Moskë në fillim të luftës ruse në Ukrainë.
Po kot nuk thone: Fshati digjet e kurva krihet...
Heheheee bre majmuna, krijoni lajme diskriminuse, si kulishat e komunizmit ndaj armiqve te Enverit. .@. Perse o majmuna nuk botoni nje lajm me te rendesishem per vajzen e Putinit. .@. Ajo (Katerina) eshte e dashuruar me Zelenskin, por jo me Zelenskin (stripter shiko video) te Ukraines, por me Igor Zelenskin, balet maestrin Rus, drejtor te baletit kombetar Rus. .@. Por ky lajm nuk ju intereson sepse tregohet qart qe Rusi dhe Ukrahin jane NJE Komb, i ndar ne dy shtete. .@. Me te njejten gjuhe Sllave, me te njejten Fe Orthodhokse, me te njejtat emra, mbiemra, histori artistes, shkrimtaresh ...
Po ktu po na behet Mona modele, e bija e shitses se qepeve. O Mero, e shpartalluat Putinin me keto lajme. Nuk di ku te fuse koken nga turpi