Dimri po vjen, forcat ruse po çajnë përpara, dhe e ardhmja e mbështetjes nga përkrahësi më i fuqishëm i Kievit është e pasigurt, sepse Shtetet e Bashkuara janë buzë mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale muajin e ardhshëm, ku gara është shumë e nxehtë.
Ukraina është duke luftuar për mbijetese dhe sovranitet, prandaj çdo ditë, çdo javë, dhe madje çdo muaj është mbase vendimtar për fatin e vendit.
Por, një grumbull faktorësh e bëjnë këtë kohë tejet vendimtare: Ukraina është duke u përballur me trysni në shumë fronte, për më tepër në vijën e vërtetë të frontit të luftës, i cili shtrihet përgjatë vendit, nga verilindja deri në jug.
Trupat ruse janë duke carë përpara në rajonin lindor, të njohur si Donbas, ku e pushtuan qytetin e rëndësishëm Vuhledar javën e kaluar.
Në prag të dimrit, bombardime e pareshtura ruse e kanë kufizuar dukshëm prodhimin e rrymës nga Ukraina, duke ngjallur frikë për një krizë energjetike.
Këtë javë, madje edhe moti matanë gjysmës së botës duket se doli kundër Kievit: presidenti amerikan, Joe Biden, e anuloi një vizitë në Gjermani, pasi një uragan e goditi Floridën, duke e nxitur anulimin e një takimi të nivelit të lartë më 12 tetor të shteteve të mëdha perëndimore, që e furnizojnë Kievin me armë, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Nuk është caktuar ndonjë datë e re për takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i cili do të ishte i pari ndonjëherë në nivelin e krerëve të shteteve. Me gjasë, ky do të kishte qenë takimi i fundit ballë për ballë midis Bidenit dhe Zelenskyt para zgjedhjeve në SHBA më 5 nëntor, rezultati i të cilave mund të ketë ndikim të madh në rrjedhën e luftës, e cila nuk është ndalur prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
Takimi do të kishte qenë një mundësi për Zelenskyn t'ua paraqiste shteteve perëndimore "planin e tij të fitores" për luftën.
Meqë planet për një takim të Grupit të Kontaktit janë pasigurta, Zelensky e nisi një turne nëpër Evropë duke paraqitur "planin e tij të fitores" për luftën në bisedime me liderët e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera. Në një vizitë në SHBA muajin e kaluar, ai e paraqiti planin para Bidenit si dhe kandidatëve rivalë presidencialë, ish-presidentin republikan Donald Trump dhe nënpresidenten demokrate Kamala Harris.
Përgjigjja nuk ishte aq e fuqishme, dhe Zelensky u kthye në shtëpi pa një nga gjërat kryesore që Kievi kërkon: lejen për t’i përdorur raketat amerikane për t’i goditur caqet ushtarake thellë brenda Rusisë.
Gara e ngushtë për Shtëpinë e Bardhë shton pasigurinë mbi mundësitë për të marrë lejen për ato armë, si dhe mbi furnizimet me armë nga SHBA-ja dhe politikën e SHBA-ja karshi Kievit dhe luftës.
Një fitore e Harris shihet si e mundshme për të sjellë vazhdimësi, por nuk është e qartë nëse ajo mund të ndërmarrë hapa më të shpejtë ose më të mëdhenj për ta mbështetur Ukrainën.
Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se do t'i jepte fund luftës shumë shpejt, gjë që ka shkaktuar shqetësime në Ukrainë se Kievi mund të detyrohet të bëjë lëshime të mëdha.
Ndërkohë, në fushëbetejë, fitoret e Rusisë i kanë kushtuar asaj me humbjen e ushtarëve dhe pajisjeve të saj ushtarake, dhe analistët theksojnë se të dyja vendet po luftojnë për të dërguar më shumë ushtarë në vijën e frontit.
Megjithatë, përveç një inkursioni të papritur në rajonin Kursk të Rusisë, Ukraina ka bërë pak përparime prej kur i rimori nën kontroll pjesë të mëdha territori në lindje dhe jug, në vitin 2022.
Këto fakte nga terreni shërbejnë për t’i kthyer me këmbë në tokë Ukrainën dhe mbështetësit e saj jashtë vendit, duke lënë të kuptohet se qëllimi i Kievit për t’i rimarrë të gjithë territorin e veta nga një pushtues që zë rreth një të pestën e vendit, është jashtë mundësive në rrethanat e tanishme.
Kjo llogaritje po kontribuon në rritjen e trysnisë ndaj Zelenskyt, që ai të heqë dorë për tani për tani nga synimi i integritetit territorial dhe të mendojë kërkimin e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftimet dhe do të vendoste garanci sigurie nga Perëndimi, por që do të linte pjesë të vendit në duart e Rusisë — jo formalisht, por fizikisht.
Disa nga bisedat për një ndryshim të tillë të synimeve kanë ardhur nga figura të rëndësishme që kanë qenë ndër mbështetësit më të zëshëm të Kievit.
"Finlanda bëri luftë të guximshme kundër Bashkimit Sovjetik në vitin '39. Ata i shkaktuan Ushtrisë së Kuqe dëme shumë më të mëdha se sa pritej", tha për Financial Times Jens Stoltenberg, deri këtë muaj sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
"Lufta përfundoi pasi ata e dorëzuan 10 për qind të territorit të vet. Por, ata e fituan një kufi të sigurt", shtoi ai.
Presidenti çek, Petr Pavel, i tha The New York Times në fund të shtatorit se Ukraina do të duhet të jetë "realiste" dhe se "rezultati më i mundshëm i luftës... do të jetë që një pjesë e territorit ukrainas do të jetë nën pushtimin rus, përkohësisht", duke shtuar se kjo situatë e përkohshme mund të zgjasë me vite.
Këto komente ngjallën reagime të ashpra në Ukrainë, ku shumica e qytetarëve kundërshtojnë bërjen e ndonjë lëshimi territorial ndaj Rusisë. Por, derisa lufta vazhdon, numri i ukrainasve të gatshëm të dorëzojnë territor për hir të paqes dhe pavarësisë është rritur – nga 10 për qind ose më pak deri në maj 2023, në 32 për qind në maj 2024, sipas një sondazhi nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev (KIIS).
Ky numër ka mbetur pothuajse i njëjti në sondazhet më të fundit, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) Anton Hrushetskiy, drejtori ekzekutiv i KIIS. Ukrainasit "janë të gatshëm të shtyjnë më tej çështjen territoriale", tha ai - por vetëm nëse janë të sigurt për sigurinë e vendit.
"Çështja kryesore është formati i garantimit të sigurisë së Ukrainës në të ardhmen, si do të duket ajo", tha Hrushetskiy. "Sepse, nëse nuk ka shpjegime se si Ukraina mund të mbrohet në të ardhmen, si anëtare e NATO-s, apo në ndonjë mënyrë tjetër, ukrainasit do të jenë kundër çdo marrëveshjeje."
Zelensky, i vetëdijshëm për dëshirat ndonjëherë konkurruese të qytetarëve të Ukrainës dhe mbështetësve të saj jashtë vendit, pa përmendur luftën e vazhdueshme ruse, duket se po përpiqet ta gjejë një rrugë të mesme; të ecë përpara në lidhje me çështjet e bisedimeve për paqe dhe kontrollin territorial, në një litar të hollë, fundi i të cilit nuk shihet.
Në një artikull të publikuar më 1 tetor me titullin "Ukraina përballet me orën e saj më të errët", Financial Times citoi një zyrtar të lartë perëndimor, i cili preferoi të mbetej anonim, se "toka për anëtarësim në [NATO] është e vetmja lojë në qytet, të gjithë e dinë këtë.... Askush nuk do ta thotë me zë të lartë...por është e vetmja strategji në tavolinë".
Zelensky reagoi duke thënë se çdo "pazar" për sovranitetin ose territorin është i papranueshëm. Kjo është në përputhje me qëllimin që ai ka përsëritur vazhdimisht dhe që James Nixey, kreu i Programit për Rusinë dhe Euroazinë në Chatham House, e përshkroi për REL-in si "synim maksimalist, gjithçka që dëshironi për Krishtlindje" - pra tërheqja e forcave ruse nga e gjithë Ukraina, përfshirë nga Krimea, të cilën Moska e aneksoi në vitin 2014.
Megjithatë, në të njëjtën kohë, Zelensky po e paraqet "planin e fitores" si një plan për të sjellë Rusinë në tryezën e negociatave.
Ai dhe administrata e tij "nuk po flasin për lëshime territoriale, apo diçka të tillë në planin e tyre të fitores", tha për REL-in Olga Onuch, profesoreshë e politikave për Ukrainën në Universitetin e Mançesterit. "Ata po thonë 'na jepni mjetet që na duhen për ta vendosur veten në një situatë më të mirë për të bërë negociata në kohën kur ato do të duhet të ndodhin'".
"Ajo që po diskutohet në të vërtetë në Uashington dhe gjetkë nuk është ajo që disa e quajnë një marrëveshja 'tokë për paqe', por më tepër një marrëveshje ku Ukrainës mund t'i ofrohen garanci të qëndrueshme sigurie, duke përfshirë potencialisht integrimin në NATO dhe BE, madje edhe përpara se ta rimarrë kontrollin e plotë mbi territorin e saj", shkroi Sam Greene, një profesor në Institutin rus King's College, më 6 shtator.
"Por, më shumë se e vërteta, ajo që ka rëndësi është se si shihet historia, dhe kjo bërë që Ukraina të përballur me ankth të shtuar se Perëndimi po përgatitet ta braktisë atë përballë një Rusie gjithnjë e më agresive, pavarësisht [ose ndoshta pikërisht për shkak] të faktit se Rusia po bëhet edhe më agresive", shkroi Greene.
Ky koment prek një pyetje që nganjëherë merr pak vëmendje në diskutimet jashtë Ukrainës për mundësinë e një armëpushimi, ose marrëveshjeje paqeje: Kur, nëse ndonjëherë, Moska mund të jetë gati për bisedime mbi diçka më pak se kushtet e saj, të cilat, ndër të tjera, përfshijnë njohjen e sovranitetit të saj mbi pesë rajonet ukrainase që ajo pretendon në mënyrë të pabazuar se i përkasin Rusisë.
Një artikull më 3 tetor në median në gjuhën ruse, Poyasnitelnaya Zapiska, i cili citonte ato që thoshte se ishin disa burime të nivelit të lartë pranë presidentit Vladimir Putin dhe njerëz të informuar për "proceset e negociatave" midis Rusisë dhe Ukrainës, dukej se donte të tregonte se Kremlini dëshiron të paraqesë qëndrime të ashpra ndaj Ukrainës.
Pasi Ukraina dërgoi trupa në rajonin e Kurskut, ku ata janë të pranishëm dy muaj pas sulmit matanë kufirit, "Kremlini arriti në një përfundim: Ne do ta shkatërrojmë shtetin e Ukrainës", citohet të ketë thënë në këtë artikull një bashkëpunëtor i Putinit.
Burimi shtoi se nuk ka shpresa për bisedime për paqe tani për tani, sipas artikullit.
REL
Ore zotrinj gazetar para se ta botoni kete perle, a jeni konsultuar me trusperme gomarin, çerin e sumes te zheles!? (sakt anticens..) Jo per gje, se ai eka vitin e 3-te, qe ha mut me grushta, per "çlirimin" e popullit rus nga rusia...!
o shkërdhe,nuk janë konsultuar aspak me mua!!nuk janë aq të pa ftyrë të shqetsojnë tjetrin në të qirë e sipër!!përveç nervozitetit tim ata do pësonin uraganin e satëme!në radhë të parë për qefin e munguar dhe në radhë të dytë për paratë e pa fituara!!herën tjetërn mos shiko nga virima e çelësit!!more vesh bir kurve apo jo??
""Finlanda bëri luftë të guximshme kundër Bashkimit Sovjetik në vitin '39."Jens Stoltenberg"Lufta përfundoi pasi ata e dorëzuan 10 për qind të territorit të vet. Por, ata e fituan një kufi të sigurt", shtoi ai."të flasësh në këtë mënyrë do të thotë se je pak siiiii,injorant??injorant pasi ke mbrojtur një vijë tjetër deri një muaj më parë??shpesh shohim njerëz që flasin diçka që nuk e mendojnë vetëm e vetëm se paguhen për atë punë!paska ndodhur dhe me stoltenberg?? të vendosësh finlandën e '39ës me ukrainën e sotme!?do të thotë ose padije,ose të kujtosh se të tjerët janë të paditur!!po të shikojmë kohën në të cilën kanë ndodhur ngjarjet,do të kuptojmë se janë komplet ndryshe nga ato të sotmet!!jo vetëm gjysma e dytë e '39ës por dhe vitet në vazhdim janë komplet ndryshe!!në fund gusht '39 kemi nënshkrimin e paktit molotov-ribentrop!ndarje të zonave teritoriale gjermani BRSS!një javë më vonë agresionin nazist ndaj polonisë,tre muaj më vonë,nëntor,sulmin sovjetik ndaj finlandës!!pra një situatë ku një shtet gjigant si BRSS sulmon një mini shtet si finlanda pa asnjë mbështetje!!sot kemi një shtet të madh,ukraina,i sulmuar nga një shtet dhe më i madh,por që ka mbështetjen e tërë perëndimit,ose të 60% të fuqisë ushtarake botërore dhe ekonomike!kundrejt një shteti liliput në këtë derjtim!!përfundimi i luftës së dimrit dhe asaj botërore më pas solli një ndarje botërore,ku finlanda megjithëse neutrale,kishte mbështetjen e perëndimit,në të njëjtën kohë që BRSS,realisht pushtoi tërë lindjen!duke parë këtë situatë të krijuar pas disa budallallëqeve,që po paraqiten dhe sotë,nga politika e asaj kohe,mos vallë mendoni se ngjarjet do të zhvillohen ndryshe në të ardhmen?mos vallë mendoni se po u lëshua apk këtu e shumë aty nuk do të kemi një përsëritje budallallëku politik,dhe një lufte të ftohtë a të nxehtë nesër??jo të gjithë,megjithëse i kanë lexuar,kujtojnë ultimatumet ruse të dhjetorit '21!oj të gjithë që i kanë lexuar,që ndoshta i mbajnë dhe mënd,arrijnë të kuptojnë se çfarë deshën të thoshin dhe çfarë duan të arijnë mafiozët e moskës!!të shkruash shkrime të tilla do të thotë të mendosh me bythë dhe të keq interpretosh faktet vetëm e vetëm për të shkruar diçka për të fituar bukën e gojës,ose për të treguar se budallallëku leverdis!!
Vetëm për një gjë ke të drejtë cenosuma; se 1939 ishin kohë të tjera, se dhe ti vet atëher ishe në koqet e gomarit, kurse tani e perfaqëson veshgjatin në menyrë ideale
po mor të qifça nënën!atë them dhe unë se në 39 ishin kohë të tjera dhe nuk mund ti përdorësh dhe sot!!por ti si duket je tu pa veten në pasqyrë!!doni me ngron mut!?hani se nuk ju pengon kush por të paktën tregoni pak kulturë!mbani rradhën e mos u maskoni për të ngrënë jashtë radhe!!