Rusia ka sulmuar me dronë dhe raketa Odesën në Detin e Zi dhe qytete të tjera ukrainase, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur të tjerë, thanë zyrtarët e emergjencave.
Sulmi i 19 korrikut është dëshmia e fundit që zyrtarët rusë synojnë të vazhdojnë të sulmojnë popullatën civile të Ukrainës – dhe të përparojnë në fushëbetejë – teksa përpjekjet për armëpushim kanë dështuar.
Zemërimi me sulmet e vazhdueshme të Rusisë ka nxitur ndryshim të politikës nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump. Më herët gjatë javës, Trump njoftoi se deri më 2 shtator është afati që presidenti rus, Vladimir Putin të pajtohet për ndaljen e luftimeve.
Që nga marrja e detyrës në janar, Trump e kishte bërë përfundimin e luftës pothuajse 41-mujore të Rusisë kundër Ukrainës prioritet. Por, pavarësisht gjashtë telefonatave mes Trumpit dhe Putinit, tri runde bisedimesh që përfshin zyrtarë amerikanë, rusë dhe ukrainas, dhe takime mes të dërguarve të SHBA-së dhe Kremlinit, Rusia ka vazhduar sulmet ndaj Ukrainës.
Gjatë natës së 19 korrikut, Rusia lëshoi rreth 380 dronë, raketa lundruese dhe balistike drejt dhjetëra qyteteve ukrainase, tha ushtria. Një ndërtesë banimi nëntëkatëshe në
Odesa u godit, duke vrarë një grua dhe duke plagosur disa të tjerë, sipas zyrtarëve të emergjencës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se gjithsej gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën në Odesa.
Në verilindje, në rajonin e Dnipropetrovskut, qyteti i Pavlohradit gjithashtu u sulmua, sipas Serhiy Lysak, kre i administratës ushtarake rajonale.
Në fushëbetejë, Rusia po avancon ngadalë, megjithëse në javët e fundit përparimi i saj është matur vetëm në metra. Po ashtu, po rriten shqetësimet për mundësinë e rrethimit të qytetit të Pokrovskut, pasi forcat ruse kanë bërë përparim të vogël në verilindje të qytetit.
Ku e ka fjalen ky Trapi paska nji te vrare u be kjameti ne Amerike ne Gaza u vrane 60 veta Trapi bile nuk e din se ka ndodhe pra e shihni sesa eshte i interesuar per njerezimin ky bastard.
O Mero Gelbaza po cfare lajmi eshte qe Rusia me sulme masive ka vrare nje person, e ke idene se cfare doo te thote te sulosh masivisht me raketa dhe derone? Me shume se nje person ne Odesa vdes duke u kollitur apo duke pare feckat qe u palllohen. Po pse ultimatumi i ndryshkut Trump do te ndaloje luften per 50 dite, ashtu sic e ndaloj per 24 ore, cdo dite Ukraines i ikin per lesh Zelensky llokma territaoresh qe i bashkohen hartes se "nenes" Rusi edhe me referendum sipas ligjeve nderkombbetare dhe te OKB. Trump bashke me Izraelin nuk po bejne dot zap Hamasin e jo me te flasesh per luften Rusi-Ukraine e provokuar nga kjo e dyte dhe NATO.