Urdhëroi kontrollin e shtëpisë së Trump, kërcënohet drejtori i FBI-së

11 Gusht 2022, 17:22Bota TEMA

Urdhëroi kontrollin e shtëpisë së Trump,

Drejtori i FBI, Christopher Wray, është shfaqur i shqetësuar pas kërcënimeve e marra nga mbështetësit e Donald Trump pas kontrollit nga agjentët e tij në rezidencën e ish-presidentit në Florida.

Wray, po ashtu dhe Sekretari i Drejtësisë, Merrick Garland si dhe agjentët që kryen bastisjen janë në shënjestër të kritikave nga republikanët dhe kërcënimeve, në disa raste me vdekje, në mediat sociale të mbështetësve të Trump.

Kolegët republikanë të ish-presidentit amerikan Donald Trump reaguan me zemërim dhe kërkuan llogari për kontrollin e FBI-së në banesën e tij në Mar Al Lago, të Floridas.

Agjentët kërkuan dokumente të klasifikuara që Trump dyshohet t’i ketë marrë nga Shtëpia e Bardhë në fund të mandatit të tij. Vetë ish-presidenti e cilësoi ngjarjen si të gjueti shtrigash, të motivuar politikisht dhe që nuk ndodhte as në republikat e botës së tretë.

Ndërkohë Trump ka thënë përmes një deklarate se shtëpia e tij në Mar-a-Lago është “pushtuar nga një grup i madh i agjentëve të FBI-së”.


Ai e quajti këtë një sulm politik, duke theksuar se kundërshtarët e tij nuk duan që të kandidojë për president në vitin 2024 dhe po  bëjnë gjithçka për të ndaluar republikanët dhe konservatorët në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij, është arsyeja pse agjentët e FBI-së bastisën shtëpinë e tij në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, të hënën edhe pse ai tha se kishte “punuar dhe bashkëpunuar me agjencitë përkatëse qeveritare”.

Avokatja e Trump, Christina Bobb, konfirmoi se FBI sekuestroi dokumente nga Mar-a-Lago në një deklaratë për CNN. Bobb  ishte e pranishme gjatë kontrollit në rezidencën e Trump në Palm Beach.

5 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    ky si me pas qënë me të njëjtin grup gjaku si berisa a meta!! trap hesapi

    Përgjigjjuni
    1. M
      MALRUX

      Asnje nuk i ka kercenuar keta genjeshtaret.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Oh sa kom qesh

        Qe eshte sulm politik nuk diskutohet. Drejtotri i FBI te tregoj nga kush eshte urdheruar. Z. Trump eshte nje nga Presidentet me te shquar te Amerikes , sulmi ndaj tij prej Demokrateve qe kane per simbol gomarin sic jane vete, tregon per nje Amerike qe eshte ne konflikt te rende brenda vetes. Amerika sot drejtohet nga dy persona te mbaruar fizikisht dhe menderisht qe bredhin me pampers, nga Biden dhe Pelosi

        Përgjigjjuni
        1. s
          shqip

          Po mire more juve te dy me siper, a e kuptoni se karrikja e Presidentit i takon shtetit amerikan, ndersa bytha qe ishte ulur atje per 4 vjet i takon Trump-it? Cdo dokument qe prodhohet gjate presidences se nje individi, eshte prone e shtetit amerikan dhe se ato jane te ndaluara qe te merren prej ish presidentit kur ky largohet nga Shtepia e Bardhe. Problemi eshte se Tramp-i eshte gomari me i madh qe eshte ulur ndonjehere ne Karriken e Presidentit te SHBA-se dhe se kujton se ai eshte mbi ligjin. Qe i kane kercenuar agjentet e FBI-se, per ate nuk ka dyshimin me te vogel, pasi qindra mijerat qe pushtuan Parlamentin Amerikan ishin trushpelaret e Trump-it, qe bene ate qe nuk eshte bere kurre ne Amerike, grusht shteti. Tramp-i duhet te ishte futur ne birruce kohe me pare per maskaralleqet qe ka bere dhe vazhdon te beje, por politika amerikane e ka mbajtur larg qelive, per te mos krijuar nje precedent.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trumpetsave ne vere te sumes

            @shqip kujt i flet?! Po te ishin te zgjuar, mendon se do votonin apo mbronin Trump? Sic e votojne rednecksat dhe hill billsar qe jetojne akoma me kafshet dhe jane te qelbur (nuk gjej dot krahasim me shqiptaret) ashtu edhe ca kokrra shqipfolesisish, perkrahin Trump. Budallenjte per bufallain do bejne tifo. Nuk kane sy ne balle e as tru per te arsyetuar, se ky pusht arrogant, u rrezua me vote nga te njejtet persona qe votuan 50/50 Kongresin. Nga e njejta flete votomi u be ndarja. Votuan republikanet per kongresmenet, por nje pjese e madhe e tyre edhe pse ishin republikane, nuk ja dhane voten ketej idioti. Ai eshte kercenim per Ameriken ne cdo sekonde. Nje shpallje fajtor sado e vogel te jete, e skualifikon direkt per rizgjedhje. Prandaj qajne edhe keta bythlepiresit shqipfoles.

            Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje